Kombëtarja e femrave është mundur 3-2 në Greqi nga skuadra vendase, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të kualifikueseve të kampionatit europian.
Takimi nisi furishëm për skuadrën vendase, e cila e pa veten në epërsi të tre golave brenda 15 minutave.
Skuadra kuqezi arriti të kthehej në lojë, teksa shënoi dy herë para pushimit, me Velajn dhe Hashanin. Megjithatë, vajzat e drejtuara nga Altin Rraklli nuk arritën të shënonin më, edhe pse patën në dispozicion gjithë pjesën e dytë.