• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“European Film Awards” dominohet nga politika

by Java News
14/12/2015 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se 900 mysafirë nga industria e filmit evropian shkelën mbi tepihun e kuq në Berlin për të përcjellë edicionin e 28-të të “European Film Awards”.

Mikpritës i kësaj ngjarjeje ishte “Haus der Berliner Festspiele”, dhe kjo ishte hera e 16-të që ceremonia zuri vend në kryeqytetin gjerman. Siç raporton DW, ceremonia u hap me një pjesë muzikore nga prezantuesi gjerman Thomas Hermmans, me veprën më të vjetër muzikore të shkruar – një melodi nga Siria Antike, shkruan “Koha Ditore”.

Më pas u vazhdua me fjalë të Charlie Chaplin nga filmi i tij i famshëm i vitit 1940 “The Gerat Dictator” me frazën “nuk dua të jem perandor”, që erdhi si parapërgatitje për thumbimet politike që do të shpaloseshin gjatë tërë mbrëmjes.

Shefja ekzekutive e “European Film Awards”, Agnieszka Holland, ka thënë se ceremonia e çmimeve zuri vend në mes të shqetësimeve të thella me të cilat po përballet Evropa.

“Kalova një pjesë të madhe të jetës sime në regjime totalitare. Nuk dua që ato të kthehen. Filmat që ne krijojmë nuk mund të ndahen nga bota në të cilën jetojmë. Detyra jonë edhe një herë është që të mbrojmë lirinë dhe demokracinë”, ka thënë Holland.

Aktori gjerman, Daniel Brühl, po ashtu u ngjit në skenë – jo për të prezantuar ndonjë çmim, por për të nënvizuar sfidat politike me të cilat përballen njerëzit e industrisë së filmit, duke u fokusuar në regjisorin nga Urkaina, Oleg Sensov, i cili po vuan dënimin me burg 20-vjeçar për akuzat se po mbështet rrjetet terroriste. Fiks 52 filma nga 36 shtete ishin nominuar për “European Film Academy”. Komedia italiane “Youth” me regji të Paolo Sorrentino fitoi çmimin “European Film 2015”. Me grupin e përbërë nga Sir Michael Caine, Harvey Keitel, Rachel Ëeisz dhe Jane Fonda, filmi sjell historitë e miqve të pensionuar, të cilët udhëtojnë për në Alpet zvicerane, të cilët për shkak të disa ngjarjeve që ndodhin detyrohen të reflektojnë për rininë dhe pleqërinë e tyre. Çmimi për dokumentarin më të mirë e mori filmi britanik i regjisorit Asif Kapadia për filmin e tij “Amy”, i cili bazohet në jetën e këngëtares Amy Winehouse. Çmimi “European Discovery Aëard”, i cili jepet për filmat premtues debutues iu nda filmit “Mustang” të regjisorit Deniz Gamze Ergüven, i cili ia dedikoi këtë çmim Can Dündar – gazetarit turk që është burgosur së fundmi. Ndërsa çmimi “European Cinematographer Award”, i cili ndahet në përkujtim të kinematografit italian, Carlo di Palma, i takoi Martin Gschlacht, për punën e tij në filmin horror “Ich Seh Ich Seh”. E çmimi “European Short Film Awards”, i ndarë nga aktorja romune Ana Ularu, iu nda regjisorit kroat Jure Pavloviç, për filmin e tij “Picnic”.

Disa prej fituesve ishin bërë të ditur para se të niste ngjarja, përfshirë aktorin britanik Sir Michael Caine, i cili u nderua me çmimin e nderit.

Sipas “European Film Awards”, Cain ka sjellë “eksperienca të paharrueshme kinematografike” gjatë gjithë jetës së tij që i arriti përgjatë gjashtë dekadave të karrierës së tij.

Presidenti i “EFA”, Wim Wenders, dhe Holland kanë thënë se çmimi për Cain “është vonuar shumë”. Wenders ka thënë se ishte kënaqësi absolute që këtë çmim ia dhanë Michael Caine. Ky i fundit po ashtu fitoi çmimin “European Actor”, duke u ngjitur tri herë në skenë gjatë mbrëmjes.

“Janë bërë 50 vjet dhe asnjëherë nuk kam fituar çmim në Evropë. Dhe tani i fitova dy në një mbrëmje”, ka thënë Caine. Aktorja britanike Charlotte Ramling po ashtu mori çmim për arritje jetësore. Aktorja 69-vjeçare ka thënë se ishte krenare për çmimin pasi që industria e filmit evropian ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e saj.

“Jam rritur në Evropë. Nuk e kisha planifikuar të shkoja në Hollywood. Evropa është motori im, është gjuha ime”, ka thënë ajo, para se të pranonte çmimin që ia ndau regjisori francez Francois Ozone. Rampling mori edhe çmimin “European Actress”. Ndërsa aktori austriak Christoph Waltz po ashtu mori çmim nderi. “European Film Awards” vitin tjetër do të zërë vend në kryeqytetin kulturor të Evropës, Wroclaw.

Next Post

Kush është gjyqtari me orë Cartier, që sulmoi ambasadori amerikan?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In