• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa vazhdon refuzimin e mishit të pulës nga Brazili. Po Shqipëria?

by Java News
13/04/2017 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet evropiane vazhdojnë të sekuestrojnë, bllokojnë dhe heqin nga tregu tonelata me mish pule që importohet nga Brazili. Vetëm në datën 12 Prill 2017″>2017, Gjermania dhe Spanja bllokuan dy ngarkesa të tjera me tonelata mish pule skandaloz nga Brazili.

Vetëm gjatë vitit 2017 raporton se tetë vende të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Spanja, Gjermania, Irlanda, Çekia dhe Sllovakia kanë bllokuar 41 ngarkesa shumëtonëshe me mish pule nga Brazili. Nga 41 ngarkesat të cilave i është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian, 36 ngarkesa kanë rezultuar të infektuara me Salmonelë, e cila është kthyer në makthin e autoriteteve të kontrollit të cilësisë të vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me importin e mishit nga Brazili.
Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Spanja, Gjermania dhe Irlanda janë nyje portuale nga ku sasitë e mallrave shpërndahen në të gjithë kontinentin evropian. Portet e këtyre vendeve janë edhe pikat e para të kontrollit të cilësisë që janë të detyruara të kontrollojnë sigurinë dhe cilësinë e mishit të pulës nga Brazili dhe që rezultojnë me statusin ‘RREZIK SERIOZ’, si pasojë e normave të palejuara të Salmonelës. Salmonella Enteritidis përfshin patogjenë të aftë për të përhapur epideminë e salmonelës në shkallë masive.

Simptomat e salmonelës përfshijnë diarrenë e ujshme dhe të vjellat. Personi i infektuar mund të ketë dhimbje koke, ethe, dhimbje barku, të lokalizuara më tepër në pjesën e poshtme të barkut. Ndonjëherë mund të ndodhë që të shfaqet dhe temperatura e lartë. Bashkimi Evropian vetëm në tre muajt e parë të 2017 ka bllokuar, refuzuar dhe kthyer mbrapsht gati dyfishin e ngarkesave braziliane të vitit 2016 prej problemeve me ngarkesat e infektuara të mishit të pulës.

Në vitin 2016, vendet evropiane kanë hasur probleme me rreziqe serioze me mishin e pulës së importuar nga Brazili në 23 ngarkesa, ndërsa në tre muaj të 2017 me 41 ngarkesa. Nga ana tjetër, autoritetet shqiptare nuk kanë gjetur problematika me as një kilogram mish pule nga Brazili të importuar në Shqipëri, si gjatë vitit 2016, ashtu edhe gjatë vitit 2017. Në njoftimin e saj më të fundit në datën 9 Prill 2017, Autoriteti Shqiptar i Kontrollit të Ushqimit deklaron se çdo kilogram mish pule i importuar nga Brazili është brenda normave.

Për mishin që vjen nga Brazili, analizat nga laboratori i ISUV kanë konfirmuar të njëjtën përgjigje si të laboratorëve të AKU-së, ku ka rezultuar brenda parametrave që parashikon ligji, por AKU do të jetë e vëmendshme ndaj çdo sasie mishi që do të importohet në vendin tonë.

Sipas qytetarëve të kontaktuar dhe të intervistuar në lidhje me situatën rezulton se ka dy skenare që lidhen me cilësinë e mishit të pulës nga Brazili. E para ka të bëjë me faktin se kompanitë braziliane eksportojnë mish pule të cilësisë së parë vetëm në Shqipëri duke mbajtur me hatër shqiptarët kundër anglezëve, gjermanëve, italianëve, spanjollëve, etj.

Ose vlen skenari tjetër sipas të cilit, AKU dhe Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të provojnë të dërgojnë mostrat e mishit të pulës nga Brazili në laboratorë ndërkombëtarë për verifikimin e analizave shqiptare!/Agroweb.org

c.a

Next Post
E megjithatë është Kimi

E megjithatë është Kimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

January 25, 2026
“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Haga shkelje të procedurave dhe të drejtave të njeriut”, avokatët: Optimistë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

Vrasja e 37-vjeçarit në Minnesota/ Trump mbron arrestimet e ICE-së, rriten tensionet në Minneapolis

January 25, 2026
Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

Studentet vajza më “smart” sesa djemtë/ Raporti: Kanë rezultate më të mira dhe mesatare më të lartë

January 25, 2026
“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

“Jo rrjete sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë”, Macron përshpejton procedurat

January 25, 2026
Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In