• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa post-Brexit, pasardhësi i Merkel pritet me ‘frikë’

by Java News
06/11/2018 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 3 viteve të fundit, kam marrë shumë telefonata nga mediat britanike, duke më pyetur nëse Angela Merkel kishte marrë më në fund një goditje fatale. Dhe unë u jam përgjigjur gjithmonë: ajo është rrëzuar, por nuk ka dalë ende nga gara. Megjithatë tani, ajo ka rënë në tapet, dhe është jashtë loje, shkruan Alan Posener.

Rezultati tejet negativ i partisë së saj në zgjedhjet lokale të kësaj fundjave, e ka detyruar atë të bëjë me dije se nuk do të kandidojë për udhëheqjen e Unionit Kristian Demokrat (CDU) në konferencën e partisë, që parashikuar të mbahet në muajin dhjetor. Në kohën që po shkruaj ajo dëshiron që të mbetet kancelare. Por pas një viti, mund të jetë larguar edhe nga kjo detyrë.

Zgjedhjet në landin e Hesenit, i dhanë goditjen përfundimtare. CDU-ja humbi 11.7 pikë përqindjeje të votive, në një garë të dominuar nga çështjet kombëtare. Rreth 50 për qind e votuesve të anketuar, thanë se donin të dërgonin një “mesazh proteste” në Berlin.

Mesazhi është marrë. Partia e Merkelit, po përpiqet ta braktisë këtë të fundit. Por është e vonuar në kohë. Në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2017, CDU-ja e Merkelit dhe simotra e saj bavareze CSU humbën 8.6 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës.

Rënia e CDU, ishte e barazvlefshme me rritjen e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Shumë vetë brenda CDU-së, i bënë thirrje partisë që të kthehej në një profil më konservator. Por Merkeli bëri të kundërtën, duke u përpjekur të formonte një qeveri me një koalicion që u quajt “Xhamajka”, me të Gjelbrit dhe liberalët e Partisë së Lirë Demokratike (FDP).

Kur FDP u largua nga bisedimet, Merkel u detyrua të ecte përpara me “koalicionin e madh” me Socialdemokratët (SPD), të cilin nuk e donte asnjëra palë. Që atëherë, CDU dhe SPD kanë pasur rrjedhje votash, ndërsa AfD-ja ka arritur të fitojë vende në të 16 parlamentet rajonale, si dhe Bundestag.

Me vendin që po lëviz në të djathtë, ilaçi duket i thjeshtë:CDU duhet të ndjekë rrymën. Por në zgjedhjet rajonale në Bavari në fillim të këtij muaji, edhe CSU pësoi një rënie dramatike. Njerëzit që e kanë braktisur CDU-në për të djathtën ekstreme, nuk do të rifitohen lehtë.

Nga ana tjetër, të rinjtë po votojnë për të Gjelbrit, ndërsa AfD-ja përfaqëson ende një pjese e njerëzve të bardhë të moshuar. Pra, nëse CDU-ja zhvendoset shumë në të djathtë, sa që një koalicion me të Gjelbrit në rritje të bëhet i pamundur, pasardhësi i Merkelit mund ta gjejë veten në një situatë, ku i vetmi opsion i mundshëm është një aleancë me AfD. Kancelari austriak, Sebastian Kurc, ka treguar se një qeveri mund të formohet edhe në këtë mënyrë:Partia e tij Popullore, po qeveris me Partinë e Lirisë të ekstremit të djathtë.

Por Gjermania nuk është Austria. Duke pasur parasysh skepticizmin e AfD-së jo vetëm ndaj euros dhe BE-së, por edhe ndaj NATO-s dhe “globalizmit”, blloku i djathtë i CDU dhe AfD, do të përbënte një rrezik ekzistencial për aleancën perëndimore. Merkel e ka cilësuar Anegret Kramp-Karrenbauer (AKK, siç e quajnë admiruesit e saj) si pasuesen e saj. AKK vjen nga Saarland, e vendosur ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, e cila tradicionalisht prodhon politikanë pro-evropianë. Duke qenë një katolike e devotshme ndaj Papa Françeskut, AKK e kombinon konservatorizmin social, me politikat liberale të emigracionit, dhe një shqetësim për “mbrojtjen e kreacionit”, gjë qëei lejoi të formonte koalicionin e parë “Xhamajka” me FDP dhe të Gjelbrit, kur ajo ishte kryeministre e këtij landi, shkruan Bota.al.

AKK do të ishte një simbol i vazhdimësisë, por në një CDU post-Merkel që mund të ishte një detyrim. Friedrih Merc, ishte një viktimë e hershme e rritjes së Merkelit në pushtet, dhe ai ka ushqyer ankesat e tij për dekadën e fundit, duke rritur kreditet e tij nga pozitat e një avokati. Merc, që ka një mendje brilante dhe aftësi të mëdha retorike, është konservator në aspektin fiskal, dhe një figurë e rendit dhe ligjit. Ai është një udhëheqës i spikatur në Atlantik-Brücke, një rrjet udhëheqësish biznesi pro-amerikanë, politikanësh dhe njerëzish të medias.

Në një farë mënyre, ai përfaqëson një rikthim në epokën e Helmut Kohlit dhe, edhe pse kjo e bën atë një figurë të gardës së vjetër të partisë, ka një ndjenjë dezha vyje rreth kandidaturës së tij që punon kundër tij. Më në fund është edhe Jens Spahn, djalë model i të rinjve të CDU-së. Spahn është homoseksual dhe një nacionalist i pakompromis, duke dalë në çdo rast nga kafenetë e Berlinit ku “askush nuk flet gjermanisht”, që shpreh keqardhjen e “përçarjes së shtetit”, të shkaktuar nga politika e emigracionit e Merkelit, si dhe nga qëndrimet e “anti-homoseksualëve, misogjenistikës dhe antisemitizmit” nga vendet arabe.

Si ministër i Shëndetësisë i Merkelit, ai është parë të ketë rendiment në çështje të tilla si kujdesi për të moshuarit. Por ai ka përsëritur dhe e ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme afrimitetin me Kurc, të cilin ai e sheh si një model. Nëse Spahn do të bëhet shef i partisë dhe pastaj kancelar, ky mund të jetë një hap i mëtejshëm, në rrëshqitjen në dukje të pashmangshme të Gjermanisë drejt nacionalizmit. Dhe ky nuk është një lajm i mirë për Evropën pas Brexit

ma.me

Next Post
Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Dy shenjat e ditës 6 nëntor 2018, ja çfarë ka rezervuar fati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

Temperaturat deri në 36°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Rrezik i lartë për zjarre në 5 qarqe

September 3, 2026
Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

September 3, 2026
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com