• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘”Europa po tkurret ekonomikisht”, Arben Malaj: Trump po zbeh partneritetin e Amerikës me BE-në

by S T
19/02/2025 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Financave dhe eksperti i ekonomisë, Arben Malaj foli sot në Report Tv lidhur me luftën tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, edhe pas deklarateve të Mario Draghi, ish presidentit të Bankës Qendrore Europiane.

Ky i fundit deklaroi se problem për Europën nuk është rritja e tarifave doganore prej SHBA-së por vetë politikat ekonomike europiane. Malaj bie dakord me Draghi pasi Europa nuk e ka më fuqin në prodhimin global që kishte dikur.

”Problemet e Europës kanë kohë që pengojnë BE të rritet si fuqi gjeopolitike. Ne vërejmë se BE nga një fuqi e madhe ka ardhur duke u tkurrur. Dikur jepte 27% të PG, tani vetëm 14%. Në aspektin e peshës së BE në ekonominë globale ka rënë.

Europa është tkurrur në madhësinë e saj si partner gjeostrategjik. SHBA ka një gjë se sfida gjeopolitike e saj është Kina, që po rritet me ritme. Jep 19% të ekonomisë globale. Trump po përdor politikat tregtare, e ka zbehur partneritetin strategjik të përhershëm”, theksoi Malaj.

Më tej, Malaj nënvizon se Europa i është kthyer konceptit të konsolidimit të mbrojtjes, pasi deri më tani varej shumë nga SHBA.

”Kur e studiojmë BE-në, e shohim në thellimin e integrimit dhe në zgjerim. Sektori prioritare në inovacion, vetëm 5 nga 50 kompanitë e mëdha në botë janë Europë. në industri, Amerika industrinë ushtarake e ka të konsoliduar, e BE-së e ndarë sipas shteteve.

Amerika me rritjen e shpenzimeve ushtarake ka përfitim të drejtpërdrejtë, mbrojtja mes NATO-s kishte çmim për europianët. Në Europë është kthyer koncepti për konsolidimin e mbrojtjes së tyre”, tha Malaj.

Një nga arsyet e kthimit të Trump është edhe inflacioni i rritur në SHBA gjatë mandatit të Biden.

”Inflacioni është vrastar. Trump në mandatin e parë qeverisë me inflacion 1.9%. Biden nuk e mbajti në kontroll dhe u rrit në 5.2%. inflacioni nuk mund të injorohet nga asnjë. Dëmi më i madh ishte në perceptimin e BE”, shtoi ai.

Next Post
“Trupi i tij mund të jetë copëtuar në vaska me acid, ose…”, gazetarja: Vështirë të zbulohet fati i Ervis Martinajt

Cili është fati i Ervis Martinaj? Gazetarja: Ja pse nuk do të zgjidhet kurrë misteri për mbretin e kumarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

Gafa te goli i Realit, portieri i Interi merr përgjegjësinë: Nuk ka udhëtim pa pengesa

September 9, 2026
Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

Plani “fshesa” në Gjermani, AfD-ja zotohet të deportojë mbi një milion refugjatë

September 9, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

Rreth 140 mln euro nga rivlerësimi/ Në 6 muaj përfunduan 18.777 aplikime, Tirana kryeson me 7.475 prona

September 9, 2026
Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

Zjarri tek karburanti i “Brrylit”, ekspertja: Mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tokëzimit të depozitës

September 9, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Përplasjet në protestën para Kuvendit, lihen të lirë protestuesit e shoqëruar, vetëm një në pranga

September 9, 2026
107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

107 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja kapen në Portin e Durrësit, droga 1.2 mln euro ishte fshehur në kamper

September 9, 2026
Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com