• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa “piqet” nga vapa, temperaturat pritet të shkojnë 48 gradë

by A R
12/07/2023 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nxehti ekstrem intesifikohet në Europë. Spanja po përballet me temperature ekstremisht të larta dhe për këtë autoritetet kanë ngritur alarmin në 34 provinca.

Sipas Agjencisë Shtetërore Meteorologjike të Spanjës vala e nxehtësisë përvëluese ka prekur më shumë se 36 milionë banorë në 13 nga 17 rajonet e vendit.  Vlerat termike arritën në 44 gradë Celsius në provinca si Cordoba, Jaen dhe Granada.

Dy persona kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të temperaturave të larta. Agjencia e motit AEMET u ka bërë thirrje banorëve të shmangin aktivitetet ndërsa të moshuarit dhe fëmijët të shmangin lëvizjet në orët e pikut.

Temperaturat në Itali sipas ekspertëve mund të thyejnë një rekord përgjatë kësaj jave. Në disa rajone temperaturat mund të arrijnë në 48 gradë Celsius, kryesisht në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës ku i nxehti mund të arrijë kulmin. Kjo është vala e parë e madhe e të nxehtit që prek Italinë këtë vit.

Temperaturat e larta priten të prekin edhe Greqinë, ku Observatori Kombëtar i Athinës parashikon se ato do të arrijnë një mesatare prej 42C dhe 43C. Vala e të nxehtit, e para këtë verë, është planifikuar të arrijë kulmin të premten, megjithëse sinoptikanët parashikuan se moti ekstrem mund të shkaktojë zjarre.

Autoritetet në Greqi kanë lëshuar një paralajmërim për punëtorët, të moshuarit dhe fëmijët që mos të punojnë dhe mos dalin nga shtëpia para orën 17:00. Gjithashtu i nxehti ka përfshirë edhe Francën juglindore me temperatura maksimale prej 37°C-38°C.

Një paralajmërim për të nxehtin ekstrem është në fuqi në tetë rajone të Polonisë. Autoritetet gjithashtu kanë paralajmëruar polakët që të qëndrojnë vigjilent. Ndërkaq një studim i fundit nga institutet evropiane të shëndetësisë tregon se se 61,600 njerëz humbën jetën për shkak të nxehtësisë në 35 vende evropiane nga fundi i majit deri në fillim të shtatorit 2022.

Studimi , i botuar në revistën ‘Nature Medicine’, zbuloi se vendet mesdhetare Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja panë shkallën më të lartë të vdekjeve sipas numrit të popullsisë.

/a.r

Next Post
“Shqipëria në BE brenda 2030”, PE miraton raportin, Santos: Po përmbyll në kohë rekord procesin skrining

"Shqipëria në BE brenda 2030", PE miraton raportin, Santos: Po përmbyll në kohë rekord procesin skrining

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In