• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Europa nuk është shpërblim për politikanët, por detyrim i tyre për qytetarët!

by Majlinda Bregu
06/02/2018 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

“Anëtarësim i sigurtë, por jo nëse nuk ndryshoni veten. Luftë kundër krimit, korrupsionit, zgjidhje e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe mbi të gjitha, zbatim të ligjit dhe stabilitet e reforma ekonomike.”

Ky është thelbi i Strategjisë së Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, prezantuar sot.

Pas vitesh mosvëmendje europiane për zgjerimin, për herë të pare pas samitit të Selanikut në 2003, ka një dokument ku procesi i zgjerimit të Evropës me vendet e Ballkanit Perëndimor, përcillet me qartësinë e dijes dhe të arsyes.

Për herë të parë pas kaq kohësh procesi shihet siç duhet të jetë.

Së pari, si çështje zgjedhje e një brezi për të nisur një epokë të re. Kush e ka seriozisht anëtarësimin në BE, nuk ka pse tulatet apo shugatet as nga fantazmat atavike të nacionalizmit që kanë helmuar breza të tërë, as nga reformat e thella dhe jo të lehta që janë kthyer në ankthin tmerrues të elitave politike.

Së dyti, si çështje shkundje nga ana e institucioneve të BE-së për ta njohur të ardhmen e rajonit në këtë skaj të kontinentit, siç duhet të jetë: në interesin më të mirë politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të vetë Europës.

Komisioni Europian është gati të përgatisë rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në rast se kushtet vlerësohen të përmbushura. Për këtë duhet të presim prillin. Jo rrallë jemi shpallur problem në Europë. Shpresoj që të gjithë të pranojnë sot se pa Europë s’ ka zgjidhje të problemeve.

Për më tepër që Europa nuk është shpërblim për politikanët, por detyrim i tyre për qytetarët!

a.ç

Next Post
Raporti/ UEFA: Futbolli në Shqipëri një vatër e tmerrshme korrupsioni!

Raporti/ UEFA: Futbolli në Shqipëri një vatër e tmerrshme korrupsioni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

Lufta hibride/ Rusia pas protestave në Francë? Raporti i BE: Shfrytëzoi kaosin për narrativë kundër emigrantëve!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In