Europa nën ‘pushtetin’ e të nxehtit/ Gjoni: Korriku muaj i thatë dhe me temperatura të larta

Muaji korrik ashtu edhe si qershori do të jetë i thatë dhe me temperatura të larta. Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.

“Pritej që ditën e sotme temperatura maksimale të arrinte vlerën 39 gradë Celcius, kryesisht në zonat e ulëta. Ndërkohë nga dita e nesrëme do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave maksimale. Maksimalet e ajrit nuk priten ta kalojnë vlerën 36 gradë në zonat e ulëta”, tha Gjoni.

Më tej ajo shtoi se zonat ku termometri shënon vlerat maksimale janë Fieri, Kuçova, Berati, Elbasani, Tirana, Shkodra e Lezha.

Shkenctarët thonë se i nxehti që ka ‘pushtuar’ Europën ka ardhur si pasojë e ngrohjes globale.

Organizata Botërore Meteorologjike tha se bota do të duhet të mësohet të jetojë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të të nxehtit, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com