• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Europa mund të shkatërrohet”, ish-kancelarja Merkel: BE nuk do të mbijetojë pa kufij të hapur

by A R
26/05/2025 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Europa mund të shkatërrohet. Është ky parashikimi i zymtë që ka bërë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në prezantimin e librit të saj me kujtime, të titulluar “Freedom”. Ish zonja e hekurt ka thënë se shtrëngimi i politikave të migracionit dhe kufijve në nivel kombëtar mund të kërcënojë seriozisht mbijetesën e Bashkimit Evropian, duke komentuar lëvizjet e fundit të Berlinit për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve.

“Nuk besoj se mund ta luftojmë me vendosmëri migracionin e paligjshëm në kufirin gjermano-austriak ose gjermano-polak… Gjithmonë kam qenë në favor të zgjidhjeve evropiane”, tha Merkel, duke komentuar masat e miratuara së fundmi nga kabineti i kancelarit Friedrich Merz.

Masat e reja, të cilat u prezantuan nga Ministri i Brendshëm gjerman në fillim të majit, ndalojnë paraqitjen e kërkesave për azil në të gjitha kufijtë tokësorë të Gjermanisë, shkruan A2 CNN. Kjo është një kthesë e mprehtë nga politika e hapur e vitit 2015, e cila u zbatua më pas nga Merkel. Përjashtime bëhen vetëm për fëmijët, gratë shtatzëna dhe kategoritë e tjera vulnerabël.

Merkel vlerësoi se ky vendim vë në pikëpyetje lirinë e lëvizjes brenda BE-së dhe stabilitetin e zonës Shengen, e cila lejon udhëtimin pa viza në shumicën e shteteve anëtare. “Nëse kjo praktikë vazhdon, mund të dëshmojmë shpërbërjen e Evropës”, paralajmëroi ish-kancelarja.

Politika e dyerve të hapura e Merkelit e vitit 2015 u kritikua ashpër kur më shumë se një milion refugjatë hynë në Gjermani gjatë krizës së emigrantëve. Sot, Gjermania mbetet destinacioni kryesor për azilkërkuesit brenda BE-së – vetëm në vitin 2023, u paraqitën më shumë se 237,000 aplikime, një e katërta e totalit në nivel të Unionit.

Kancelari aktual Friedrich Merz premtoi të shtrëngojë kontrollet kufitare gjatë fushatës përpara zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit, në një kohë kur Alternativa për Gjermaninë (AfD) e krahut të djathtë ka parë një rritje të fortë të mbështetjes për politikat e saj anti-imigracion.

Next Post
A ka marrë ofertë nga PS? Braimllari: Ende jo diçka konkrete. Programi i kësaj partie është në linjën time

"Në PS dominoi agjenda evropiane", Braimllari: Opozita me listë të mbyllura brenda listës së mbyllur

Comments 3

  1. latifi says:
    9 months ago

    jo moj shoqe jo se nuk shperbehet europa pu u pranuar SHQIPERIA.Pastaj shohim e bejme

    Reply
  2. Anonymous says:
    9 months ago

    O Zot I madh,kjo e shkatërroi Gjermaninë duke sjellë me mijëra emigrantë nga e gjithë bota lindore,islamikë ekstremistë,apo edhe hallexhinj të ikur nga luftërat,njerëz që jetojnë veç me ndihmat sociale të shtetit gjerman,njerëz që nuk punojnë,nuk mësojnë gjuhën,nuk integrohen në ǰetën e shoqërisë së përparuar.Me fjalë të tjera e menderosi Gjermaninë dhe ka ftyrë me dalë prep e me shitë mend se paska ba gja të madhe e teshti paska frikë se po shpërbëhet Europa.Kjo shakë shaket.

    Reply
    • Alban says:
      9 months ago

      Krejt bota ne krize, jo vec EU, populizem mjaft

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In