• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Europa League”/ Partizani barazon ndeshjen e parë ndaj Slovan Bratislavës

by A R
28/06/2016 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur në barazim pa gola takimi i parë i turit të parë kualifikues së UEFA Europa Leage, mes Partizanit dhe ekipit sllovak Slovan Bratislava. Një ndeshje në të cilën të kuqtë, ndonëse me një formacion më të dobët se ai me të cilin u përballën në kampionat, teksa nuk kishte asnjë nga dy sulmuesit, Raçiç apo Sukaj, ka mundur të rrezikojë portën kundërshtare, më shumë se sa kanë bërë miqtë. Këta të fundit, për zgjedhje të tyre, apo pamundësi, kanë rrezikuar vetëm një herë, në minutën e parë shtesë, portën e mbrojtur nga portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha. Për fatin e mirë të këtij të fundit, topi ka goditur shtyllën. Pas rezultatit 0-0 në këtë takim të parë, por njëherësh bazuar edhe në performancën e servirur nga të dy ekipet, gjithçka mbetet e hapur, për tu vendosur në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Sllovaki. Aty, ku të kuqtë, mund të konsiderohen të favorizuar, teksa në shtëpi ditën të ruajnë të paprekur portën. Partizani-Slovan Bratislava 0-0.

Pjesa e Parë

Partizani ishte ekipi i parë shqiptar që çeli siparin e përfaqësimit europian për këtë vit. Të kuqtë e nisën këtë sfidë me një formacion të dobësuar nga ai me të cilin mbylli sezonin, teksa në vijën e sulmit nuk do të jetë as Sukaj dhe as Raçiç. Për të ndezur ofensivën e kuqe, në vijën e parë janë pozicionuar Torasa, Ramadani dhe Fili. Një pjesë e parë, që sikurse rezultati 0-0, nuk ka servirur thuajse asnjë rast për gol. Partizani-Slovan Bratislava 0-0, ishte e vlefshme për turin e parë kualifikues të UEFA Europa League.

Pjesa e Dytë

Skuadra e Partizanit, racionale në ofensivën e saj, pa dashur të krijojë hapësira boshe në mesfushë dhe në mbrojtje ka rezervuar masivisht tentativat e saj kryesore për në 10 minutat e fundit të lojës. Në këtë fraksion loje, të kuqtë kanë rrezikuar në mënyrë flagrante portën e Slovan Bratislava, dy herë me Filin dhe një herë me Vilën. Ndërkohë që në minutën e parë shtesë, porta e Partizanit u rrezikua ndjeshëm, teksa topi ka goditur shtyllën, por pa cënuar barazinë në rezultat, 0-0. Partizani-Slovan Bratislava 0-0. Ndeshja e kthimit do të luhet në Sllovaki, më datë 07.07.2016./Telesport/a.m.

Partizani-Slovan Bratislava 0-0

Partizani: Hoxha (C), Arapi, Krasniqi, Fili, Batha, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torassa, Vila, Kalari.

Trajner: Klevis Dalipi

Slovan Bratislava: Mucha (C), Sekulič, Burnet, de Kamps, Lásik, Zreľák, Soumah, Ligeon, Saláta, De Sa.

Trajner: Nikodimos Papavasiliou Gjyqtarë: Erez Papir, Dvir Shimon, Kiril Balikin (ISR)

Next Post

Kombëtarja/ Shiten mbi 65 mijë fanella, në shtator del uniforma e re për botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës e pranon: Daku i pakënaqur me rolin

September 23, 2026
40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

September 23, 2026
Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

Falsifikimi i certifikatës së COVID, trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka kuptuar që ka bërë gabim! I bindur se do të gjejmë një zgjidhje

September 23, 2026
Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Dyshohet si kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com