• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa kundër draftit amerikan, Zelensky në Londër për bisedime të reja për luftën në Ukrainë

by A R
08/12/2025 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë këtë të hënë, më 8 dhjetor, në Downing Street, ku do të zhvillojë një takim të rëndësishëm me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Ky takim vjen në një moment kritik, ndërsa SHBA-të po shtyjnë Kievin dhe Moskën drejt një marrëveshjeje paqeje që përfshin lëshime territoriale. Bisedimet do të fokusohen tek negociatat e paqes dhe hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës.

Siç shkruan BBC, aleatët evropianë duan të sigurojnë që çdo marrëveshje të përfshijë garanci të forta sigurie, për të shmangur një sulm të ardhshëm rus.

Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për krijimin e një koalicioni të të gatshmëve (Multinational Force Ukraine), që mund të ofrojë mbështetje mbrojtëse në terren.

Takimi i nivelit të lartë vjen pas tre ditësh bisedimesh në Florida, ku negociatori kryesor i Zelensky-t  kërkoi ndryshime në planin e Shtëpisë së Bardhë, i cili shihet si i favorshëm për Kremlinin.

SHBA-të dhe Ukraina thanë se kishte përparim, por presidenti amerikan Donald Trump u duk se e kritikoi Zelensky-n të dielën, pasi tha se ai “nuk e ka lexuar” draftin e marrëveshjes.
Ai shtoi: “Populli i tij e pëlqen… (Rusia) do të donte të kishte gjithë vendin nëse e mendon, por Rusia, mendoj se është dakord me të, por nuk jam i sigurt që Zelensky është dakord.”

Negociatat mbeten të ndërlikuara sidomos për çështjen e lëshimeve territoriale dhe kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhzhias.

Zelensky tha se do të informohet personalisht nga kryenegociatori Rustem Umerov në Londër ose Bruksel, duke theksuar se “disa çështje mund të diskutohen vetëm ballë për ballë”.

Ai e përshkroi dialogun me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner si “konstruktiv, por jo të lehtë”.

Ministri britanik Pat McFadden paralajmëroi se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Ukraina të vendosë vetë për të ardhmen e saj, jo të mbetet në duart e një “organizate pa dhëmbë”.

Liderët evropianë kanë kundërshtuar versionet e hershme të planit amerikan, duke i cilësuar tepër të favorshme për Rusinë. Ata kërkojnë një zgjidhje që të mos dëmtojë interesat afatgjata të kontinentit.

Ndërkohë, Kremlini ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga kërkesat kryesore, përfshirë ndalimin e çdo rruge të ardhshme për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti Putin ka përsëritur se lufta do të vazhdojë deri në marrjen e plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, të cilat aktualisht kontrollohen rreth 85%.

Next Post
Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

February 2, 2026
Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

February 2, 2026
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

February 2, 2026

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

February 2, 2026
“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

February 2, 2026
“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

February 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mërgata shqiptare, nga kujtesë e së kaluarës në subjekt aktiv

February 2, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

February 2, 2026
Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

Pse Amerika duhet t’i mbështesë kryengritësit iranianë?!

February 2, 2026
Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In