• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa e Sarkozy-së dhe europiani Lulzim Basha

by Mira Kazhani
23/03/2018 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mira Kazhani

Nicolas Sarkozy qëndroi 48 orë në paraburgim, duke dhënë llogari për një histori që ka nisur që në 2013-ën dhe tani ish-presidenti francez po jeton, siç tha edhe vetë, ferrin. Sot ka dalë në televizion dhe quan të droguar Gaddaf-in. S’e di a mendon dhe Basha po kështu për Gadaff-in, meqë e ka takuar në çadrën e tij. Në çadrën e Gadaff-it, të kuptohemi. Por kjo, sot s’ka rëndësi.

Disa media në Tiranë tentojnë t’i krahasojnë rastet, të cilat në pamje të parë ngjajnë. Histori politikanësh me fonde fantazmë, njëri nga Gaddafi e tjetri histori me xhymertë shqiptarë të diasporës në SHBA, me rusë e me ca lidhje përtej bregut, me ca turq, iranianë, ukrainas të dyshimtë, që duken shumë interesantë për drejtësinë amerikane, siç është shoku i ngushtë i Bashës, Qamil Alptekin.

Në fakt, Sarkozy e Basha nuk ngjajnë: As në mënyrën si kanë ecur drejt pushtetit, as si e kanë fituar dhe humbur, as nga Carla e as nga vendi ku jetojnë, drejtojnë dhe shkojnë në prokurori!

Ndërkohë që Nicolas Sarkozy po jeton ferrin, Lulzim Basha, ndërkaq, në Shqipëri, shfaqet i qetë, në ritmin e tij të mërzitshëm e të zakonshëm opozitar.

I vetmi moment kur e kam parë kreativ kreun e opozitës ka qenë ky i deklaratave për financimin e fushatës së çadrës së tij.

Lulzim Basha ka dalë me disa variante për të paktën 3 akuza të rënda publike për të:

Akuza 1 – Lulzim Basha nuk ka deklaruar paratë e përdorura për lobim sipas ligjit shqiptar.

Konkretisht, Luzim Basha është sot në konflikt me ligjin për financimin për partitë politike, pasi ka deklaruar në fillim gjithsej 25 mijë dollarë, ndërkohë që kompania e Nik Muzin (lobistit të zgjedhur prej tij) ka deklaruar në SHBA se është paguar me shumën e 675 mijë dollarëve. Madje, ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në SHBA edhe kontratat me firmën e Bashës.

Si për ta bërë më turqisht këtë akuzë, Nick Muzin tha se i ka marrë lekët nga një kompani offshore, Biniatta Trade.

(Biniatta Trade është një nga kompanitë  tipike guaskë, përmes të cilave një binzesmen kërkon të fshehë taksat dhe detyrimet ligjore, duke u regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale).

Basha mohon se e njeh Biniatta Trade, por bëhet kreativ e thotë gjëra të ndryshme: një herë tha se lekët i ka paguar një fondacion i diasporës shqipare në Amerikë, i cili na paska vënë në punë zemrën e shqiptarit dhe 100 zemra bujare shqiptaro-amerkane vendosën të mbledhin 500 mijë euro dhe t’ia japin Nick Muzin, meqë ky lobist po i mbushte mendjen Amerikës se çadra e Bashës do sillte fitoren e të mirëve në Shqipërinë e kapur peng nga Edi Rama. Nëse ky variant i Bashës do ishte i vërtetë, sipas ligjit “Për Partitë Politike” duhet të kishte deklaruar në KQZ, që në shtator 2017, shumën, 100 donatorët dhe deklaratat e tyre se nuk kanë konflikt interesi.

Tiranapost, kërkoi sot informacion zyrtar pranë KQZ-së, por informacioni mbetet i limituar. Na u tha se “vetëm gruaja e financës i di këto punë më mirë dhe përsa kohë nuk dalin në mbledhjen e KQZ-së, ose të paktën vetëm ç’ka është thënë aty, dihet”.

Pra, as KQZ nuk di ta shpjegojë ose nuk do të thotë ende: Ka shkelur apo jo ligjin Lulzim Basha?

Nuk po i hyj historisë se nga kanë ardhur këto lekë dhe a e rëndon kjo Bashën me pastrim parash, por do të vazhdojmë të pyesim çdo ditë KQZ-në, që ka për detyrë të bëjë transparencë të plotë.

Akuza 2 – Njeriu në qendër të skandalit të lidhjeve Amerikë-Turqi, me kontur iranian e rus (histori prej të cilës po japin dorëheqjen një sërë këshilltarësh dhe zyrtarësh të lartë amerikanë të Trump) dhe jo vetëm që është miku i ngushtë i Bashës (është kaq shumë mik i ngushtë i Bashës, sa kryetari demokrat e ka propozuar për konsull nderi të Shqipërisë në Turqi dhe ai ia ka shpërblyer duke ardhur në Tirane gjatë fushatave zgjedhore), por mesa duket ka dhe marrëdhënie biznesi me Bashën.

Nuk dimë nëse Alptekin është një nga partnerët e Biniatta Trade (asaj offshore që i dha lekët Muzin, por këtë me shpresë se do ta zbulojë e zbardhë rrjeta amerikane e drejtësisë), sikurse do ishtë mirë të dinim nga MEPJ: a është akoma konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, apo jo?

Akuza – 3 Akuza që duket edhe një çikë e pabesueshme, është që rusët na dolën jo vetëm të mërzitur, por edhe zemërgjerë e pak  “budallenj”, pasi paskan vendosur të bëjnë Lulzim Bashën me çdo kusht kryeministër ose lider, duke i dhënë ca lekë.

Me rritjen e ndikimit rus në rajon, kjo akuzë edhe mund të qëndrojë, por është kjo akuzë e tretë, e artikuluar rëmdom edhe nga maxhoranca, rreziku më i madh për të mos marrë seriozisht dy akuzat e para, të paktën me rastin e milionave “ruse” të Bashës.

Në fakt, është shumë e rëndë për të qenë e vërtetë, ndaj ç’ka është  e domosdoshme sot, për të dalluar korrupsionin e partive politike nga ai 200-lekëshi i korrupsionit të vogël, është zbardhja me qetësi e këtij labirinthi pasqyrash.

Sot, një gjyqtar ra në rrjetën e Vettingut, Nicolas Sarkozy ishte lajmi më i lexuar në “The Guardian”, dy ditë më parë. E kishte një kuptim: Europa nuk mban mend kush ke qenë para drejtësisë dhe ta bën post jetën ferr. Ja pra, pse s’ngjajnë Sarkozy dhe Basha.

Europa e të parit duket tek drejtësia njëlloj për të gjithë.

Europa e të dytit është një turli mes imam bajalldisë, buranisë, hamburgerit… shoqëruar me një shishe vodka!(Tiranapost)

ma.me

Next Post
Cipras : Do japim një miliard euro për grekët e goditur nga kriza

Cipras: Dy kushte që duhen plotësuar për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

June 19, 2026

Partitë e vogla me xhepa të mëdhenj dhe krokodili që po i avitet protestës

June 19, 2026
VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

VIDEO/ Qytetarja akuza të rënda nga protesta: Familja Berisha na ka marrë pronat në Divjakë

June 19, 2026
BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

BE riafirmon mbështetjen përintegrimin e Ballkanit Perëndimor/ KE do zhvillojë diskutim strategjik mbi zgjerimin në tetor

June 19, 2026
Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

Pse protestës i iku edhe ‘mos-shitja e Shqipërisë’?

June 19, 2026
Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së II-të Botërore në Gjirin e Porto-Palermos

June 19, 2026
Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

Satirë për seancën në Kuvend: Lameqyqja nuk dëgjon, Nallbati i dorëzuar

June 19, 2026
“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

“Protestat, një risi që s’ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri”, Ngjela: Rama e ka favor historik! Ja si duhet të veprojë kryeministri

June 19, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Këto protesta prodhojnë politikë, por jo parti politike

June 19, 2026
Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

Shqipëria merr 302 milionë dollarë hua nga SHBA-të, do të përdoren për qëllime ushtarake

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In