• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Europa, Beleri dhe dy mbretërit lakuriqë

by Skënder Minxhozi
10/06/2024 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Zgjedhjet e djeshme për Parlamentin Evropian shënuan një avancim të mëtejshëm politik djathtas në 27 vendet anëtare të Bashkimit. Shënuan gjithashtu një dobësim të krahut të moderuar proeuropianist, por jo një disfatë të tij numerike. Blloku proeuropian duket se do t’ja arrijë të ruajë shumicën në Parlament, duke siguruar që Europa e Bashkuar të mos përballet edhe këtë herë me flukset ekstremiste të të djathtave që kërkojnë shpërbërjen e Unionit.

Në pamje të parë raportet shifrore brenda Parlamentit të ri Evropian do të mbeten ato që ishin. Të moderuarit, ku futen të majtë e të djathtë të qendrës, kanë mundur të marrin pak më shumë se 400 vende në parlamentin me 720 deputetë, duke shmangur kështu rrezikimin imediat të projektit europian. Von der Leyen mund të shpresojë sërish për të rimarrë postin e presidentes së Komisionit por tani skena është populluar edhe nga të tjerë.

Në horizont duket se roli i kartës vendimtare në spektrin parlamentar evropian i takon Xhorxhia Melonit dhe mbi 70 eurodeputetëve të grupimit te saj, ku bëjnë pjesë edhe disa parti aleate në vende të tjera, e që përbën risinë e vërtetë të këtyre zgjedhjeve.

Faktori Meloni shënon këto orë një garanci të papritur indirekte për moscënimin e projektit evropian. Përfaqësuese e një të djathte të fortë identitare, kryeministrja Meloni është megjithatë një përkrahëse e qartë e luftës në Ukrainë dhe kundërshtare e Presidentit Putin. Ajo përkrah politikat evropiane dhe vetë Unionin, duke ndryshuar në këtë pikë në mënyrë esenciale nga të djathtat e tjera radikale si ajo e Marine Le Pen, Lega Nord në Itali apo FPO në Austri dhe ADF në Gjermani, të cilat duan de facto fundin e Bashkimit Evropian siç e njohim sot.

Në anën tjetër krahu proeuropian ka marrë në këto zgjedhje dy goditje të forta, në zemër të sistemit. Dy lokomotivat e Evropës së Bashkuar, Franca dhe Gjermania, panë avancim të fortë të të djathtave në zgjedhjet e fundit evropiane. Shtypi italian komentonte sot se zgjedhjet evropiane na treguan se dy mbretërit (Macron e Scholz) janë tashmë lakuriq.

Në Francë Marine Le Pen vijon të avancojë, duke fituar 30 nga 81 vendet që Franca do të ketë në Parlamentin Evropian. Ajo mori dyfishin e votave të partisë së presidentit Macron, e kjo e shtyu shefin e Pallatit Elize që ta çojë Francën në zgjedhje të parakohshme brenda tre javëve të ardhshme.

Jo më e mirë është situata për kancelarin Scholz, partia socialdemokrate e të cilit doli e treta, pas CDU/CSU dhe AFD të ekstremit të djathtë. Scholz bëhet kësisoj i pari kancelar në historinë moderne të vendit, partia e të cilit del e treta në votime.

Në cepin e gadishullit të zhurmshëm ballkanik zgjedhja nga burgu e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, shënon një situatë të pazakontë, e cila në fakt është e tillë vetëm teknikisht, e jo politikisht. Nëse shohim rezultatin e partisë së kryeministrit Micotakis, vemë re se ai ka shtuar me vetem një poltron numrin e eurodeputetëve. Dhe ai mandat i shtuar është i Belerit, i cili ka marrë votat e të djathtës ekstreme greke, të cilat Micotakis nuk do t’i merrte dot me asnjë kandidat tjetër. Për faktin e thjeshtë se Beleri u kandidua nga burgu, në sfondin e një krize diplomatike therëse mes Shqipërië dhe Greqisë, çka gjeneroi vëmendjen dhe ndjenjat nacionaliste të një pjese të opinionit publik grek.

Me emocion më shumë sesa me arsye, ka nga ata që tashmë shohin dënim të ashpër dhe sanksione për qeverinë shqiptare dhe vetë vendin tonë. E bazojnë këtë tek fakti që instalimi i Fredi Belerit në Parlamentin Evropian do të sjellë ditë të zeza për Tiranën zyrtare. Asgjë nga këto nuk do të ndodhë. Fredi Beleri i prish punë Edi Ramës më shumë nga burgjet shqiptare sesa nga salla e Parlamentit Evropian. Deri më sot kishte një të burgosur me mandat politik që ishte i ngulur si gozhdë në raportet mes dy vendeve. Që nesër do të kemi një ndër 720 europarlamentarët që do të përpiqet të dëmtojë mesa mundet pozitën e Shqipërisë në Evropën e Bashkuar. Por politika greke nuk do të jetë më e zellshme në këtë mision tani që ka Belerin në radhët e veta, sesa më parë kur s’e kishte. Kthimi i asaj që deri dje ishte “çeshtja Beleri”, në një mandat europarlamentari për Fredi Belerin, përbën një mpakje, e jo një zmadhim të problemit Beleri.

Nëse Beleri braktis mandatin e fituar në Himarë dhe merr atë të eurodeputetit, ajo që do ndodhë vijimësisht do të ishin zgjedhje të reja në bregun e Jonit dhe fundi i sherrit për Himarën. Micotakis ka fituar një poltron në Strasburg duke ulur aty një person shumë të diskutueshëm, por nuk ka shpikur një fabul tjetër të madhe për Himarën siç është deri më sot saga e Fredi Belerit. Himara po humbet një kryebashkiak të keq e antishqiptar, Parlamenti Evropian po fiton një hidraulik të paditur.

Next Post
Shoqërohen në policinë e Dubait, Durim e Valter Bami. Në kërkim me vendim të SPAK

Shoqërohen në policinë e Dubait, Durim e Valter Bami. Në kërkim me vendim të SPAK

Comments 1

  1. Tahipi says:
    2 years ago

    O zoti minxhozi nuk fitoj asgje sepse beleri esht vet fytyra e greqis

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Rikthimi në detyrë i Ballukut pas pezullimit nga GJKKO, GJK sqaron: Procedura në vijim e sipër. Shqyrtimi në seancë publike në 22 janar

December 29, 2025
Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

Zelensky i përgjigjet akuzave ruse se Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit: Këto janë gënjeshtra!

December 29, 2025
Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë!

December 29, 2025
Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

Pas zgjedhjeve parlamentare, Osmani me synime të qarta/ Kërkon një tjetër mandat si presidente e Kosovës

December 29, 2025
Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

Tragjedi në familje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi gjatë darkës së Krishtlindjes! Nën hetim disa persona përfshirë edhe mjekët

December 29, 2025
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

December 29, 2025
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Nga karriera te dashuria e shëndeti/ Horoskopi vjetor 2026 për…: Një vit provash, zgjedhjesh të mëdha dhe rritjeje të vërtetë

December 29, 2025
“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com