• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Euronews: Disa të pathëna për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

by Java News
29/05/2019 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Kosova e konsideron veten shtet të pavarur.

20 vite më parë, ish-territoret jugosllave ishin në qendër të një prej konflikteve më të dhunshme të Evropës, ku u vranë më shumë se 13,000 njerëz.

Megjithatë, të dyja vendet edhe kanë kundërshtime mes vete.

Por pse marrëdhëniet janë aq të trazuara? Euronews sjell historinë e shteteve të Ballkanit dhe se si ato janë ende të përfshira në një debat mbi sovranitetin e vendit.

Marrëdhëniet e hershme

Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det, pak më i madh se Qiproja që ka një popullsi prej rreth dy milionë banorësh. Shumica e popullsisë së Kosovës është etnikisht shqiptare dhe myslimane.

Kjo për shkak se Serbia së pari humbi rajonin e Kosovës tek turqit osmanë në Mesjetë dhe vetëm rimorri territorin në fillim të shekullit të 20-të.

Popullsia e vogël e serbëve etnikë jeton në veri të Koosvës afër kufirit, midis rajonit dhe pjesës tjetër të Serbisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova gëzonte autonomi si një rajon brenda Serbisë.

Konfrontimi i dhunshëm

Situata në këtë vend ndryshoi drastikisht në vitin 1989, kur kryetari serb Sllobodan Millosheviç e ktheu Kosovën drejtpërdrejt nën qeverinë serbe të Beogradit dhe kësisoj shpërbërja e Jugosllavisë solli luftë në këtë zonë.

Duke ndjekur gjurmët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Kosova shpalli pavarësinë nga Federata Socialiste Jugosllave, por nuk shkoj shumë larg. Pak vende e njohën shtetin dhe ndërkohë dhuna kishte shpërthyer në Bosnje ku muslimanët u dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë që njihej si “spastrimi etnik”.

Deri në vitin 1996, një grup paraushtarak u formua. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nisi konfliktin e armatosur në një fushatë kundër Milosheviçit.

Policia speciale serbe vrau mbi 50 anëtarë të familjes së UÇK-së në fillim të vitit 1998 dhe dhuna vetëm u përshkallëzua pasi policia serbe ekzekutoi shqiptarët etnikë në atë që supozohej luftë kundër terroristëve. UÇK-ja u përgjigj më mënyrën e saj të dhunës.

“Ne nuk do të qëndrojmë kot dhe të shikojmë se si autoritetet serbe të bëjnë në Kosovë atë që bënë në Bosnje,” tha atë kohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Komuniteti ndërkombëtar dënoi dhunën. OKB i ndaloi shitjet e armëve në Serbi dhe kërkoi një armëpushim në 1998 pasi NATO filloi të planifikonte një ndërhyrje. Pastaj ndodhi një kthesë : policia speciale serbe vrau 45 shqiptarë etnikë në të njohurën “Masakra e Raçak” në vitin1999.

NATO pastaj filloi një fushatë ajrore 77-ditore kundër Serbisë në të cilën u vranë qindra civilë. Deri në kohën kur serbët u larguan nga Kosova dhe UÇK-ja u çmilitarizua, mbi një milion njerëz u zhvendosën dhe filluan të ktheheshin në vend.

Fushata e Pavarësisë

Kosova u bë një territor i vetëqeverisur nën Kombet e Bashkuara, të cilit i ishte ngarkuar përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës.

Bisedimet filluan në vitin 2006 për të përcaktuar këtë status, pasi OKB drejtoi 17 raunde negociatash mes Kosovës dhe Serbisë, por plani për pavarësinë e Kosovës, i negociuar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisaari, u refuzua nga Serbia.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia ende nuk e njeh si shtet të pavarur, megjithëse më shumë se 100 vende e kanë njohur këtë shtet.

BE ka udhëhequr bisedimet ndërmjet dy vendeve që nga viti 2011, e cila rezultoi në disa marrëveshje teknike duke përfshirë marrëveshjen e Brukselit e cila synonte normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e pakicës serbe në Kosovën e veriut.

Por në praktikë, marrëveshjet ishin të paqarta, dhe procesi i bisedimeve ndaloi pas disa pengesave.

Tensionet e vazhdueshme

Një pengesë tjetër ishte vrasja në janar 2018 e Oliver Ivanoviqit, një politikan etnik serb në Kosovën e veriut. Pasi u vra, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve u shtynë më tej. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e quajti vrasjen “një akt terrorizmi”.

Më vonë, Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, ish-armiq të luftës, folën për një ndryshim potencial të kufijve në lidhje me katër komunat në veri të vendit me një popullsi shumicë serbe.

Në një intervistë për Euroneës në vitin 2018, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se kishte një vullnet nga të dyja palët për të bërë një marrëveshje rreth kufirit, por që nevojitej kohë.

“Ne nuk kemi nevojë për një marrëveshje të shpejtë, kemi nevojë për marrëveshjen e duhur dhe kjo ka nevojë për të dy palët që të vijnë të përgatitur dhe të bisedojnë me njerëzit e tyre dhe të përgatiten për t’u ulur në tryezë seriozisht”, tha ai.

Serbia pastaj e bllokoi Kosovën që t’i bashkangjitej Interpolit dhe Kosova ngriti tarifat në 100% në vend, duke rritur kontrabandën në zonën veriore me shumicë serbe.

Kosova ngriti forcën e saj të sigurisë në një ushtri të vogël në dhjetor, duke rritur tensionet mes vendeve.

Serbia urdhëroi forcat e saj të sigurisë në gatishmëri në maj pas kryerjes së një operacioni kundër trafikimit dhe oficerëve të arrestuar duke përfshirë edhe serbët etnikë në veri të vendit. Është një rajon që qeveria në Prishtinë ende e ka të vështirë ta fus në kontrollin e saj.

Por kryeministri i Kosovës u përpoq ta lehtësonte krizën. “Unë konfirmoj se operacioni ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër. I bëj thirrje serbëve në veri që të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë ligjin,” tha Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Por tensionet duket se do të jenë aty për në një kohë shumë të gjatë. (TemA TV)/l.m

Next Post
Kardinali shqiptar mesazh politikës: Bëhuni zëdhënës të paqes dhe vëllazërimit

Kardinali shqiptar mesazh politikës: Bëhuni zëdhënës të paqes dhe vëllazërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Berisha e quan të vetëpërjashtuar, Salianji me mbështetësit e tij i bashkohen protestës para Kryeministrisë

January 24, 2026
Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

Protesta e PD zhvendos sërish “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj largohet me karrige në dorë

January 24, 2026
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton rritjen e subvencionit të qirasë, Braimllari: Mbështetje për familjet në nevojë

January 24, 2026
FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

FILMI “BENI ECEN VETE” MBUSH 50 VJEÇ

January 24, 2026
“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

“18 mln euro për akomodimin e forcave italiane të rendit”, Meloni rinovon marrëveshjen me resortin në Shëngjin

January 24, 2026
“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës

January 24, 2026
Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

Akuzohet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, arrestohet nga FBI kampioni olimpik Ryan Wedding

January 24, 2026
Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

Nis zyrtarisht protesta e PD para Kryeministrisë! Berisha del nga selia dhe zbret në shesh

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In