• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euroja “ngec” në 96.70 lekë/ BSH: Fiksohet në këtë nivel. Kursi i këmbimit, pa luhatje të mëdha gjatë muajve të fundit

by E S
29/11/2025 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa muajsh, kursi i këmbimit nuk po përjeton luhatje të mëdha. Sipas Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet aktualisht me 96.70 lekë.

Në muajt e parë të 2025, 1 euro këmbehej me 98 ose 99 lekë, por shenjat e parë të rënies së tij u shfaqën në muajin maj për t’u thelluar në qershor. Pra, thyerja e madhe nisi në fillim të sezonit veror. Në muajin korrik dhe gusht, euro u fiksua pranë nivelit të 97 lekëve, ndërsa nga shtatori e deri më tani, monedha evropiane po këmbehet me 96 lekë.

Nga nisja e vitit e deri më tani, euroja ka përjetuar rënien më të madhe në 21 tetor ku zbriti për herë të parë në nivelin e 96.60 lekëve.

Leku është forcuar, për shkak të sasisë së madhe të eurove në vend. Kjo sasi vjen nga prurjet e mëdha të emigrantëve, të ardhurat nga turizimi, investimet e huaja direkte, si dhe paraja informale.

Duke marrë parasysh faktin që importi i mallrave kryhet në monedhën euro, forcimi i lekut i ka bërë më të lira mallrat dhe shërbimet që blihen jashtë vendit, por ka dëmtuar sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në këtë dhjetëmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7%. Megjithatë, edhe importet rezultojnë me rënie për këtë periudhë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Krahas të ardhurave nga turizmi, të cilat arritën në 1.9 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, edhe prurjet valutore të emigrantëve u rritën në 531 milionë euro.

Shqipëria ka një kurs këmbimi të lirë dhe jo të fiksuar, që nënkupton se Banka Qendrore e lejon kursin të vetërregullohet dhe nuk ndërhyn përveçse në raste të jashtëzakonshme. Edhe pse euro ka pësuar një rënie drastike në raport me lekun, Banka ka ndërhyrë në mënyrë të rezervuar në blerjen e valutës për të rregulluar kursin e këmbimit.

Next Post
Gjekmarkaj komenton “kafen sekrete” të Salianjit: Ai është aset, ka paguar një kosto të pamerituar politike

Gjekmarkaj komenton "kafen sekrete" të Salianjit: Ai është aset, ka paguar një kosto të pamerituar politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In