• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eurodeputetja ‘non grata’, prangosja në Turqi dhe urdhri i arrestit ndërkombëtar

by Java News
11/11/2018 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet shqiptare shpallën person të padëshiruar në Shqipëri eurodeputeten Eleni Theocharous, e cila mori pjesë në funeralin e Kostandino Kaçifas në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Ky vendim ndaj saj u dha pas shfaqjeve të përsëritura ekstremiste në territorin e Shqipërisë nga ana e eurodeputetes Eleni Theocharous.

“Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare”, deklaroi të shtunën Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Por kush është eurodeputetja qipriote, që funeralin e minoritarit Kostandino Kaçifas në Bularat e shfrytëzoi për të bërë thirrje nacionaliste, së bashku me ekstremistët e tjerë të ardhur nga Greqia në Shqipëri? Eleni Theocharous është 65 vjeç, me profesion kirurge dhe anëtare e partisë politike Lëvizja e Solidaritetit në Qipro. Ajo u zgjodh deputete në Parlamentin Europian në vitin 2009 dhe u rizgjodh në vitin 2014.

INCIDENTI ME AZERBAJXHANIN

Në Shkurt të vitit 2017, ndaj Theocharous u lëshua një urdhër – arresti ndërkombëtar nga Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. Mandati i arrestit për eurodeputeten qipriote u paraqit nga Baku përmes Interpolit. Por, Interpoli refuzoi këtë kërkesë, duke bërë që eurodeputetja t’u shpëtonte prangave.

Arsyeja pse kërkohej arrestimi i Theocharous, Azerbajxhani tha në atë kohë se vizitoi zonën e Nagorno-Karabakh ilegalisht më 20 Shkurt 2017. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous përsëriti të njëjtat fjalë sikurse në rastin e Shqipërisë: “Nuk është hera e parë që kjo ndodh, është në nderin tim që një regjim diktatorial po më sulmon”.

Ekzaktësisht të njëjtat fjalë tha edhe ditën e shtunë pasi mësoi se në Shqipëri, ajo nuk mund të hyjë sepse është “person non grata”.

“Është një titull nderi të vihem nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri“, u tha mediave greke, duke shtuar se vendimi i autoriteteve shqiptare nuk mund të zbehë rezistencën e saj apo pasionin për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.

Por çfarë nxiti konfliktin e saj me Azerbajxhanin dhe çfarë përfaqëson Nagorno-Karabakh që u bë “mollë sherri”?

Nagorno-Karabakh, e njohur edhe si Artsakh, është një rajon në jug të Kaukazit. Në fakt është një territor i diskutueshëm, por që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Pjesa më e madhe e këtij rajoni qeveriset nga Republika e Artsakh, që më parë quhej Republika e Nagorno-Karabakh. De Facto është një shtet i pavarur me shumicë armene. Azerbajxhani nuk ka pasur autoritetet politik në këtë rajon që nga ardhja e lëvizjes Karabakh në vitin 1988. Pas përfundimit të luftës në vitin 1994, përfaqësuesit e qeverive të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë zhvilluar bisedime paqësore të ndërmjetësuara edhe nga OSBE, për statusin e kontestuar të këtij rajoni.

Personat që hyjnë në zonën Nagorno-Karabakh, konsiderohen nga Azerbajxhani si hyrje ilegale, edhe pse ky rajon i lokalizuar në kufijtë azerë nuk qeveriset nga Baku zyrtar që prej vitit 1988. Qytetarët e vendeve të tjera që kanë vizituar këtë rajon të kontestuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, janë futur në “listën e zezë” të azerëve. Në këtë listë gjenden 450 politikanë, gazetarë, akademikë e artistë.

Politikanë nga Azerbajxhani kanë kërkuar edhe që të diskutohet prania e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian. Anëtari i Këshillit Politik të Partisë së Re të Azarbajxhanit, Vugar Rahimzade, njëkohësisht edhe gazetar, tha se prezenca e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian është e turpshme. Sipas tij, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous inkurajon separatizmin dhe spastrimin etnik në atë rajon. “Ky është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyfishta të Parlamentit Europian në raport me disa vende”, u shpreh në atë kohë Vugar Rahimzade.

LIDHJE ME RUSINË?

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Qipro, Eleni Theocharous mbështeti Nikolas Papadopoulos, i cili i bëri thirrje Bashkimit Europian që të heqë sanksionet kundër Rusisë, që ishin vendosur kur Moska nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Eleni Theocharous ishte e vetmja eurodeputete dhe vëzhguese e institucioneve europiane që merrte pjesë në të ashtuquajturat “zgjedhje presidenciale ruse” në Krime më 18 Mars 2018. Një projekt joqeveritar ukrainas për sigurinë e informacionit, nxirrte në pah se Eleni Theocharous kishte pasur më herët kontakte me Rusinë. Në vitin 2000, ajo kishte vizituar territorin e Republikës së Komit, nën varësinë e Federatës Ruse.

ARRESTIMI NË TURQI

Në Mars të vitit 2011, Eleni Theocharous u arrestua në Turqi nga ushtria turke, gjatë kohës që po zhvillonte vizitë në disa ndërtesa fetare në Qipro, në pjesën turke të ishullit.

DHJETOR 2016 – DEKLARATA NË SHQIPËRI

Në Dhjetor të vitit 2016, Eleni Theocharous ndodhej në Tiranë ku mbajti fjalën e saj në një aktivitet të organizuar nga PBDNJ. Edhe në atë kohë, eurodeputetja qipriote foli për Epirin e Veriut në tokë shqiptare, por deklarata e saj kaloi në heshtje. “Gjendem mes greqizmit të Vorio-Epirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek”, tha ajo.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Çmenduri në Tiranë, i riu me Range Rover ‘fluturon’ me 261 km/h

VIDEO/ Çmenduri në Tiranë, i riu me Range Rover 'fluturon' me 261 km/h

Comments 1

  1. Ilir says:
    7 years ago

    Plumbin ballit,kaloj vijen e kuqe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In