• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Eurodeputeti Mandl: Liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente

by Java News
25/11/2021 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka theksuar se programi i koalicionit në Gjermani që do ta formojë qeverinë e re përmend liberalizimin e vizave për Kosovën. Mandl ka shkruar në Twitter se liberalizimi i vizave është urgjente dhe e rëndësishme për Kosovën, pasi kriteret janë përmbushur që një kohë të gjatë, raporton Gazeta Express.

“Në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh”, shkroi eurodeputeti.

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan dje marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët. Deri tani, ata kishin heshtur për shumë detaje. Zgjerimin e BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor partitë e koalicionit e mbështesin konkretisht. Veçanërisht Të Gjelbrit dhe socialdemokratët e patën këtë edhe pjesë të programit të tyre elektoral.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë së ardhshme të Gjermanisë. “Në këtë kuadër, ne forcojmë shoqërinë civile dhe mbështesim fazat e tjera të paraanëtarësimit”.

Qartë shprehen socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së në marrëveshjen e koalicionit se “si hap pasues duhet të hapen kapitujt e parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet vendosur liberalizimi i vizave me Kosovën dhe të vazhdohen negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në marrëveshje.

“Ne mbështesim dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga BE, si dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë, bazuar në respektimin e integritetit territorial dhe kapërcimin e ndarjeve etnike. Paralelisht me negociatat e anëtarësimit, BE duhet të përmirësojë kapacitetin e tij pranues”, thuhet në marrëveshjen për qeverinë e ardhshme gjermane”, theksohet në marrëveshjen e koalicionit që do ta formojë qeverinë e re gjermane.

Next Post
‘Ikët ju?’, skena hot në Big Brother, banorët ‘tunden’ përpara Arjolës (FOTOT)

‘Ikët ju?’, skena hot në Big Brother, banorët ‘tunden’ përpara Arjolës (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In