• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Eurodeputetët thirrje BE-së: Kosovës t’i liberalizohen vizat sa më shpejt të jetë e mundur

by Java News
21/04/2020 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin më të fundit për zgjerimin e Ballkanit që është miratuar këtë të hënë, deputetët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje BE-së që ta sigurojë liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur.

Përmes një video konference të realizuar ky komitet ka vlerësuar se hapja e dyerve për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është në vetë interesin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik të bllokut evropian.

“BE-ja duhet të sigurojë që metodologjia ne saj e zgjërimit t’i mbeshtesë reformat dhe qëndrueshmërinë e qëllimit të anëtarësimit të barabartë për shtetet kandidate”, thuhet në njoftimin e Parlamentit Evropian.

Vendimi për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka qenë në interesin e BE-së, shkruan po ashtu në rekomandim.

“Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të fokusohen tek ndërtimi i kapacitetit të shtetit, zbatimi i vendimeve gjyqësore, reformat në gjyqësi dhe përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet ndër të tjera.

Ndërkohë raportuesi i Parlamentit Evropian, Tonino Picula, përmes një postimi në Tëitter ka vlerësuar se raporti është sinjal i qartë i përkrahjes së Parlamentit Evropian për aspiratat dhe përpjekjet e shteteve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, kur të plotësohen të gjitha kriteret. /e.s/

Next Post
Akuzat për lobimin rus, dosja kundër Lulzim Bashës mbërrin në gjykatë

FAKSIMILE/ Skandali i Bashës në kulmin e pandemisë së COVID-19: Kontratë me kompaninë që lobon në SHBA për Maduron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com