• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurodeputetët në Tiranë/ Kryetari i delegacionit: Dënojmë retorikën politike, opozita e ka vendin në Kuvend

by Java News
25/02/2019 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se Brukseli eshte angazhuar sinqerisht per Shqiperine. Keshtu, një grup eurodeputetësh nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit të BE-së mbërrijnë nesër në Tiranë në një vizitë të planifikuar kohë më parë, por që merr një rëndësi të veçantë për kohën kur zhvillohet.

Një burim diplomatik i tha Top Channel-it se kjo vizitë do të shërbejë për t’i bërë një inventar progresit të reformave të deritanishme kërkuar nga BE. “Vizita ka qëllim primar mbledhjen e të dhënave nga aktorë të ndryshëm për të arritur në përfundimin nëse Shqipëria është gati për çeljen e negociatave për antarësim”, u shpreh i njëjti burim.

Ky delegacion përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe do të udhëhiqet nga eurodeputeti Tunne Kelam, i cili përpara kësaj vizite ka deklaruar: “Viti 2019 është esencial nga ku do të formësohet një rrugë e gjatë e të ardhmes për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne e përshëndesim progresin e arritur dhe me forcë kërkojmë nga të gjitha forcat politike për të punuar bashkërisht për zbatimin e reformave pa asnjë vonesë”.

Eurodeputeti Tunne Kelam thekson se nuk ka mbetur shumë kohë: “Nuk duhet të shpërdorohet koha e mbetur deri në mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel, nga ku do të vendoset nëse Shqipëria është gati për çeljen e negociatave”.

Eurodeputeti Tunne Kelam ka komentuar edhe lënien e mandateve nga deputetët e opozitës, përfshi dy protestat e fundit: “Ne dënojmë të gjithë retorikën politike që nxisin dhunën dhe i kërkojmë opozitës të ripërfshihet në proceset demokratike në Parlament. Qeveria dhe opozita me urgjencë të mos të përkeqësojnë situatën dhe të përfshihen në diskutime konstruktive”.

Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë: Tunne Kelam (Kryesues), Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk, Tamás Meszerics

Next Post
Historiani Pëllumb Xhufi: ‘Kampi i Tepelenës ishte më i miri, krahasuar me të tjerët’

Simboli/Pëllumb Xhufi shpjegon formën dhe ngjyrën e shqiponjës zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com