• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurodeputetët: Kujdes me përdorimin e fondeve evropiane, angazhohuni për një kulturë transparence

by Os De
18/09/2025 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i Komisionit për Kontrollin Buxhetor në Parlamentin Europian tha në Tiranë se pavarësisht ecurisë pozitive, mbeten ende shqetësime serioze mbi faktin se si përdoren fondet europiane për Ballkanin. Në përfundim të misionit në Shqipëri, eurodeputetët thanë se kërkohet më shumë angazhim për ndërtimin e një kulture të transparencës dhe se kërkohet progres real për strukturat kundër mashtrimit. 

*** 

Mënyra se si vendet përfituese përdorin fondet e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ishte në qendër të misionit që një delegacion eurodeputetësh realizuan në Mal të Zi dhe Shqipëri. 

LEXO EDHE:
Hapja e grupkapitulliit të IV, Gledis Gjipali: Mjedisi, kapitulli më i vështirë! Kërkon investime të mëdha dhe burime njerëzore 

Fqinji verior rezulton të jetë më përpara në çështjet që lidhen me menaxhimin financiar, auditimin e pavarur apo dhe qasjen ndaj mashtrimit, megjithatë të dy vendet vlerësohet të kenë përparuar me përafrimin e kornizave të tyre ligjore e institucionale me standardet e BE-së. 

Për eurodeputetët mbeten ende shqetësime serioze që si do të përdoren fondet për Ballkanin dhe sipas tyre sfidat përfshijnë që nga korrupsioni i rrënjosur e krimi i organizuar, te rreziqet e prokurimit me vonesa kronike në infrastrukturë, trysnia politike mbi organet mbikëqyrëse apo ndjekja e dobët gjyqësore, duke kujtuar në rastin e Shqipërisë, keqpërdorimet e fondeve në të kaluarën. 

Abuzimet me financimet në bujqësi çuan dy vjet më parë në bllokimin e programit IPARD. 

Por eurodeputeti Tomas Zdechovsky, përmendi dhe raste të tjera 

“Shembujt e dështimeve në prokurime publike, sidomos në infrastrukturë dhe transport, tregojnë qartë që disa para janë keqpërdorur, por tashmë po merren masa përmes auditimeve dhe hetimeve të nisura nga Gjykata Evropiane e Auditorëve”. 

Sipas tij, kërkohet më shumë angazhim për ndërtimin e një kulture integriteti dhe transparence. 

“Qeveria Shqiptare nuk i ka theksuar mjaftueshëm këto çështje, dhe ne jemi të interesuar të shohim progres real në zbatimin e rregullave të reja dhe strukturës kundër mashtrimit. Gjithashtu, ne kërkojmë bashkëpunim të plotë me prokurorinë, për të diskutuar raste konkrete, me qëllim që ligji të jetë i pavarur dhe pa asnjë trysni politike”. 

Eurodeputetët u shprehën optimistë se në 2 deri në 3 vitet e ardhshme, Mali i Zi dhe Shqipëria do të tregojnë rezultate të prekshme duke i kushtuar burime zbatimit, duke siguruar pavarësinë gjyqësore dhe të auditimit, si dhe duke mundësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile. 

Nga ana e tij, bashkëkryetari i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, Marco Tarquinio, vlerësoi përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit. 

“Mund të konfirmoj se procesi politik i afrimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecën me hapa të sigurt, ndonëse është i vështirë. Por po ecën me vendosmëri”. 

Deri tani, Shqipëria ka çelur 5 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

Turqia kërkon me çdo “çmim” F-35. Rekruton firmë lobimi të lidhur me Trumpin

August 27, 2026
Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com