• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurocontrol/ Pasagjerët nga Shqipëria kanë humbur 2 mijë fluturime në 2 vitet e fundit

by Java News
03/01/2022 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një publikim i Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror, e njohur zakonisht si Eurocontrol, ka nxjerrë në pah se Shqipëria është shteti që u prek më pak nga mbyllja e trafikut ajror – vetëm 2 mijë fluturime të anuluara.

Shqipëria ka një rënie prej 8% midis viteve 2019-2021 duke kryesuar rimëkëmbjen.

Në renditjen e saj, ajo ndiqet nga katër shtete të tjera Bosnjë dhe Hercegovina, Armenia, Ukraina dhe Greqia.

Të gjitha këto shtete kanë regjistruar një rënie të trafikut në më pak se 30%.

Madje, sipas Eurocontrol, në kulmin e sezonit veror, disa vende iu afruan shumë niveleve të vitit 2019.

Veçanërisht Greqia, ku nivelet e fluturimeve arritën në 94% të trafikut para-pandemik.

Evropa

Trafiku ishte në rënie në të gjitha shtetet në krahasim me vitin 2019.

Për të dytin vit radhazi, Mbretëria e Bashkuar kryeson listën përsa i përket fluturimeve të humbura – 1.3 milionë të tilla.

Në po të njëjtat shifra qëndron edhe Gjermania me 1 milion fluturime.

Ndërsa në Spanjë, Francë dhe Itali fluturimet e humbura shkojnë në mbi 600 mijë.

Megjithatë, për sa i përket përqindjes më të lartë të humbjes së trafikut, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda dhe Irlanda dëshmuan 62% më pak trafik ajror.

Trafiku ajror

Viti 2021 pa një rikuperim të pjesshëm, por të qëndrueshëm të trafikut në Evropë, duke filluar me më pak se 64% në janar kundrejt niveleve të vitit 2019.

Vaksinimet masive dhe certifikata digjitale e BE-së për COVID-19 ndihmuan në një rikuperim solid veror.

Trafiku ajror ka mbetur relativisht i qëndrueshëm në mbi 70% që nga vera.

Sidoqoftë, trafiku total i vitit 2021 ishte 44% më pak se e niveleve të 2019-ës.

Kjo, e përkthyer në 4.9 milionë fluturime më pak se 2019 – dhe 6.1 milionë më pak se 2020.

Humbjet

Parashikueshmëria më e madhe dhe udhëtimet e kthimit kanë ndihmuar linjat ajrore dhe aeroportet të qëndrojnë në këmbë.

Humbjet e linjave ajrore për vitin 2021 arritën në 18.5 miliardë euro me pothuaj 1.5 miliardë pasagjerë më pak.

Në vitin 2020 humbjet ishin akoma më katastrofike – 22 miliardë euro dhe rreth 1.7 miliardë pasagjerë më pak.

Faktorët e ngarkesës (rreth 50-60%) po peshojnë mbi përfitimin, me grupet kryesore të linjave ajrore që kryejnë 30-64% më pak fluturime.

Aviacioni tregoi qëndrueshmërinë e tij në vitin 2021 ndaj një krize që kishte paralizuar ekonomitë në vitin 2020.

Parashikimet

Pavarësisht niveleve në rritje të infeksionit dhe varianteve të reja të COVID, shoqëritë evropiane kanë mësuar të menaxhojnë krizën.

Sipas Eurocontrol, aviacioni ka qenë në gjendje të sigurojë lidhjen bazë, edhe pse zgjedhja e fluturimeve brenda Evropës mbetet shumë mbrapa niveleve të trafikut.

Omicron shkaktoi kufizime udhëtimi që kufizuan fluturimet në gjysmën e parë të dhjetorit në 75%, por u lehtësuan në gjysmën e dytë (81%) për shkak të periudhës së pushimeve.

Megjithatë, situata për janarin është më pak e qartë.

Trafiku i vitit 2022 pritet të rikuperohet në 70-90% të niveleve të vitit 2019./Albanianpost.com

Next Post
“Mos mendo të kthehesh në shtëpi”/ Bashkëshortja ka një mesazh për Ilirin: Ndiq rrugëtimin tënd…

“Mos mendo të kthehesh në shtëpi”/ Bashkëshortja ka një mesazh për Ilirin: Ndiq rrugëtimin tënd...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com