• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro zbriti në 2021 në nivelin më të ulët historik në vend

by Java News
31/12/2021 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2021, një euro u këmbye si mesatare vjetore me 122.44 lekë në tregun e brendshëm, duke shënuar nivelin më të ulët historik si mesatare vjetore, që nga viti 2002, kur monedha e përbashkët filloi të tregtohej fizikisht, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”.

Deri tani, rekordi minimal historik ishte shënuar në vitin 2008, kur mesatarja vjetore ishte 122.8 lekë. Më pas, monedha e përbashkët nisi një trajektore rritëse, e ndikuar kryesosht nga niveli i lartë i transferimit të fitimeve të sipërmarrjeve të huaja, kryesisht të kompanive celulare, që rritën kërkesën për valutë. Në 2013-n u shënua dhe mesatarja më e lartë vjetore historike, prej 140.26 lekësh. Deri në vitin 2016, kursi ishte i qëndrueshëm mes 139-140 lekëve.

Duke filluar nga viti 2016, monedha e përbashkët shënoi rënie të shpejtë, duke zbritur në 123 lekë në 2019-n, me një nënçmim prej 12.3% nga rekordi i lartë i 2013-s. Në vitin pandemik 2020, euro u forcua lehë në 123.8 lekë, për herë të parë në 7 vjet, e ndikuar kryesisht nga mbiçmimi i fortë i saj në ditët e para të pandemisë, ku bllokimi i fluturimeve shkaktoi përkohësisht probleme me furnizimin e bankave me valutë.

Euro e nisi vitin 2021 në nivelin e 123.6 lekëve, që është dhe niveli më i lartë i shënuar këtë vit. Në verë, një periudhë ku tradicionalisht valutat zhvlerësohen për shkak të prurjeve sezonale nga emigrantët dhe turistët, monedha e përbashkët zbriti deri në 121.3 lekë. Në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, euro iu afrua serish nivelit të 123 lekëve, e ndikuar nga kërkesa e lartë për valutë e kompanive shtetërore energjetike për blerje energjie nga importi. Ndërsa në dhjetor, euro filloi rënien që para nisjes së efekteve sezonale, duke zbritur më pas në 28 dhjetor në 120.36 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetori 2007, kur euro zbriti për një ditë në nivelin më të ulët ditor të të gjitha kohërave, prej 120.18 lekë.

Arsyet e rënies së euros vitet e fundit

Luhatjet e kursit të këmbimit të lekut ndaj euros e valutave të tjera varen nga dy faktorë, e para kërkesa dhe oferta për valutë dhe e dyta ecuria e valutave në tregjet ndërkombëtarë.

Teorikisht, ecuria e kërkesë ofertës reflektohet në treguesin e bilancit të pagesave që publikohet nga Banka e Shqipërisë, që mat hyrjet dhe daljet e valutës në vend. Shqipëria është historikisht me deficit, që nënkupton që më shumë valutë del nga vendi, kryesisht për shkak të kërkesës së lartë për importe, sesa hyn, nga burime si prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga puna jashtë, turizmi etj.

Një përmirësim i deficitit të bilancit të pagesave duhet të çonte në mbiçmimin e monedhës vendase, pasi do të tregonte që në vend po hyn më shumë valutë.

Por, praktikisht ka ndodhur e kundërta. Nga viti 2016 deri në 2020-n, deficiti i bilancit të pagesave është përkeqësuar (nga -813 milionë euro në -1.1 miliardë euro), por në të njëjtën kohë, monedha vendase u forcua me gati 10% ndaj euros. Aktorët e tregut pohojnë se oferta e euros është nxitur nga aktivitetet informale, me valutën që është kanalizuar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Kjo tendencë ka vijuar dhe në vitin 2021, ku ekspertët e kontaktuar gjatë vitit nga Monitor kanë pohuar shpesh se në treg ka një ofertë të lartë të valutës, ndërsa kërkesa për të është relativisht e dobët.

Fituesit dhe humbësit

Rënia e euros i bën importet më të lira, pasi rreth 70% e importeve bëhen në këtë valutë. Edhe individët që udhëtojnë jashtë për pushime apo arsye të tjera me të njëtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë. Positive është rënie e euros për të gjithë kredimarrësit që i kanë të ardhurat në lekë dhe paguajnë këstet mujore në vautë. Të ndikuar negativisht janë indiviët që paguhen në valutë. Më të humburit nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i euros në vend janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë në lekë të paktën 12% më pak për të njëjtën sasi të shitur në valutë sesa rreth një dekadë më pare, ndërsa e kanë pothuajse të pamundur që këtë humbje ta reflektojnë në çmim. monitor

g,kosovari

Next Post
Gruaja nga Kosova refuzon të mësojë gjermanishten, Zvicra e kërcënon me dëbim

Gruaja nga Kosova refuzon të mësojë gjermanishten, Zvicra e kërcënon me dëbim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

May 16, 2026
Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

May 16, 2026
Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In