• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro zbret në nivelin më të ulët që nga fillimi i koronavirusit

by
11/05/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët evropiane EURO ka zbritur sot në nivelin më të ulët që prej 18 marsit të vitit 2020, kur nisi pandemia dhe në vend po zbatohej karantina.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 122.91 lekë, duke rënë me 0.01 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë në 11 maj të një viti më parë euro këmbehej me 124.3 lekë, pas një rritje të vazhdueshme që pësoj që në nisje të karantinës. Rënia e euros ditët e fundit vjen pas një situate të stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti ku euro u këmbye në vlerën e mbi 123 lekëve.

Ndërkohë euro në disa zyra të këmbimit valutor dhe banka të nivelit të dytë ka zbritur në 121 lekë për blerje dhe rreth 122-123 lekë për shitje. Këto vlera kaq të ulta janë regjistruar më së shumti gjatë vitit 2019 si pasojë e sezonit veror dhe fluksit të turistëve.

Sipas ekspertëve kjo rënie e euros në këto momente ka si shkak sasinë e madhe të euros që është në qarkullim dhe kërkesën e ulët për të nga qytetarët. Ndërkohë ndikim sipas tyre ka edhe euro që mund të jetë përdorur gjatë fushatës zgjedhore.

Por po ashtu edhe vizitat e para të turistëve në nisje të sezonit veror kryesisht gjatë fundjavave kanë rritur sasinë e valutës në treg.

Nivelin më të lartë monedha e ka regjistruar në 30 mars 2020, kur euro arriti të këmbehej me mbi 131 lekë, për shkak të mbylljes së kufijve dhe mungesës së të hyrave valutore në vend, si dhe shumë aktivitete ekonomike u pezulluan.

Po ashtu edhe mbyllja e fluturimeve me Vjenën ka pasur ndikim të fortë, vitin që shkoi në rritjen e ndjeshme për shkak se valutat më të mëdha në vendin tonë vijnë nga ky vend.

Këmbimi i euros në shifra mbi 130 lekë për herë të fundit i ka arritur në vitin 2017, kur monedha evropiane shitej e blihej mbi 130 lekë referuar kursit të Bankës së Shqipërisë./ b.h

Next Post
“Masakra zgjedhore”? I mbani mend ç’thanë panelistët natën e 25 prillit pas exit polleve

“Masakra zgjedhore”? I mbani mend ç’thanë panelistët natën e 25 prillit pas exit polleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com