• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro vijon pikiatën, dobësohet sërish përballë lekut

by A R
23/05/2017 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro vazhdon të zhvlerësohet në tregun ku vendas, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këmbët sot me 134.6 lekë, 0.08 lekë më pak se dje. Megjithëse data për pagesën e sigurimeve kaloi (faktor që ndikon së fundmi në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët) euro ka vijuar të zhvlerësohet në vend.

Sipas aktorëve të tregut është oferta e madhe në valutë dhe kërkesa e ulët që kanë ndikuar në zhvlerësimin e saj.

Zhvlerësim në tregun vendas ka pësuar edhe dollari amerikan, i cili ka rënë poshtë nivelit të 120 lekëve të këmbimit.

Si rrjedhojë, zhvlerësimi i euros i favorizon të gjithë shqiptarët që duan të pushojnë jashtë vendit në Europë. Nëse një vit më parë, kursi mesatar i këmbimit ishte 138.5 lekë për një euro, tashmë ai ka zbritur në 134.5-135 lekë, apo rreth 3-4% më lirë.

P.sh., për një paketë çift që llogaritet të kushtojë rreth 1500 euro, këtë vit duhen rreth 202 mijë lekë, ndërsa një vit më parë duheshin rreth 208 mijë lekë, pra rreth 6 mijë lekë më shumë. Për një paketë 2000 euro, kursimi është rreth 7 mijë lekë. Ndërsa një familje që harxhon rreth 3000 euro do të kursejë 10 mijë lekë në raport me vitin e mëparshëm.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare, monedha e përbashkët ka njohur nivele të larta të këmbimit përkundrejt monedhës së gjelbër.

Pas takimit të kancelares gjermane Merkel me presidentin e sapozgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, monedha e përbashkët është vlerësuar në tregjet ndërkombëtare duke arritur nivele të larta të këmbimit përkundrejt dollarit.

Gjermania dhe Franca u zotuan për të thelluar bashkëpunimin në monedhën e përbashkët dhe të kapnin mundësitë  nga dalja e Britanisë nga BE-ja për të forcuar industrinë e tyre bankare.  Në bursa një euro këmbehej me 1.125 dollarë./a.m.

Next Post
Tiranë, institucionet mblidhen për masat e sigurisë në shkolla

Provim pa nota për filloren, MAS: Vlerësim jo i detyrueshëm për nxënësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

Avokatët ngrenë alarmin: Qytetarët nuk besojnë se do të marrin drejtësi, mijëra dosje mbeten në pritje

August 18, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shtazët duhen mbyllur urgjentisht në kafaz

August 18, 2026
Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

Tabaku ngre alarmin për bizneset shqiptare: Shqipëria po hyn në tregun europian e papërgatitur, rrezikohen sipërmarrjet

August 18, 2026
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim nga Spanja, arrestohet 43-vjeçari, akuzohet për kultivim droge dhe vjedhje energjie

August 18, 2026
Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

Momente paniku! Merr flakë autobusi me turistë pranë kalasë në Berat (VIDEO)

August 18, 2026
Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

Kriza në Kosovë/ Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Pa marrëveshje për presidentin, rrezikohen zgjedhjet e parakohshme

August 18, 2026
Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

Tronditje në FIFA! Infantino shkarkon drejtorin e lartë që e akuzoi se “mashtroi” për shitjen e 20% të Botërorit

August 18, 2026
VIDEO/ Makina përplas monopatinën elektrike në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi

VIDEO/ Makina përplas monopatinën elektrike në Vlorë, plagoset rëndë drejtuesi

August 18, 2026
Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Vrasja e francezit në Ksamil/ Momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari u kap i fshehur në bagazhin e makinës (VIDEO)

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com