Ditën e sotme, euro ka regjistruar sërish një rënie të lehtë ditën e sotme, duke u këmbyer me 122.5 lekë.
Referuar të dhënave në tregun bankar, Dollari Amerikan ka fituar 0.2 pikë këtë të enjte, duke kapur nivelin e 110 lekëve.
Ndërkaq Paundi Britanik shënon qëndrueshmëri në tregun valutor, duke ruajtur të njëjtën vlerë prej 138.7 lekë, sikurse dje.
Edhe përsa i përket Frangës Zvicerane nuk ka pasur ndryshime në vlerën e saj, duke vazhduar të këmbehet me 109 lekë edhe sot.
Dollari Kanadez dhe ai Australian kanë fituar pikë duke u kuotuar përkatësisht në nivelin e 81.3 lekëve dhe 76.2 lekë. (Scan)