• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro rifillon luhatjet e mëdha në treg, zbret sërish në 129 lekë

by Java News
23/04/2018 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas. Një euro është këmbyer sot në nivelin e 129 lekëve, rreth 0.29 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Euro ka shënuar ditën e dytë radhazi me rënie, duke u zhvlerësuar me më shumë se gjysmë leku prej fundit të javës së shkuar. Sipas ekspertëve, në këtë periudhë luhatjet në kursin e këmbimit euro/lek kanë qenë të mëdha. Për këtë arsye edhe pikat e vogla të këmbimit valutor kanë rritur diferencën midis çmimit të shitjes dhe të blerjes të euros. Luhatjet e euros kanë qenë jo tipike sipas tyre duke qenë se monedha e përbashkët në përgjithësi ka qenë një monedhë e qëndrueshme. Arsyet e dobësisë së euros në tregun vendas janë të shumta:

-Së pari, oferta në euro ka qenë e lartë prej më shumë se një vit, si rrjedhojë e shtimit të hyrjes së saj nga kanalet informale. Kjo euro ka hyrë gradualisht në tregun vendas, ku efekti më i madh është në ndërtim, në blerje apartamentesh. Agjentët e këmbimit valutor kanë pohuar se ndërtuesit shesin apartamente në valutë dhe i këmbejnë ato në lekë.

-Së dyti, politika e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë e ka bërë euron të papreferuar. Të dhënat zyrtare treguan se në shkurt depozitat në valutë ranë me rreth 46 milionë euro, para që ka dalë jashtë kanaleve bankare Nga ana tjetër, ka një tendencë të individëve për të konvertuar kursimet në lekë, ndërsa dhe një pjesë e transaksioneve të biznesit po kryhen në lekë, duke anashkaluar euron.

Së treti, një arsye e rëndësishme që japin ekspertët lidhet me ritmet e dobëta të ekonomisë dhe konsumit.

Së katërti, 2018-a pritet të jetë një vit shumë aktiv në drejtim të konsolidimit të sistemit bankar dhe po shoqërohet me transaksione të mëdha të shit-blerjes së bankave ose konvertimit të kapitalit, që pritet të kenë ndikim si në kërkesën ashtu dhe në ofertën për valutë.

Së pesti, hotelet kanë marrë parapagim në valutë nga rezervimet e agjencive turistike, teksa edhe këtë vit vendi ynë pritet të arrijë rekord të numrit të turistëve që vijnë për pushime.

Ndersa dollari amerikan ka nisur të forcohet në tregun vendas. Një dollar u këmbye sot në kuotën e 105.42 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Dollari ka reflektuar në tregun vendas forcimin që ka pasur në tregjet ndërkombëtare përkundrejt monedhës europiane. Sipas kursit të këmbimit të Financial Times, një euro është këmbyer me 1.22 USD. Euro po luhatej së fundmi në nivelin e 1.24 dollarëve, pasi kapi nivelin më të lartë të tre viteve 1EUR=1.25USD.

Sipas Reuters në forcimin e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare ka ndikuar rritja e normave të kthimit nga Thesari Amerikan. /Monitor/ma.me

kursi i kembimit

Next Post
Vizita zyrtare/ Rama pret homologun belg, Charls Michel

Vizita zyrtare/ Rama pret homologun belg, Charls Michel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In