• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro prek në tregun vendas nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

by Java News
17/06/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro ka rënë poshtë nivelit të mëparshëm më të ulët të këtij viti, që ishte shënuar më datë 12 maj.

Në fakt, që prej muajit mars, leku ka qëndruar në pozita të forta dhe të qëndrueshme ndaj euros, pranë nivelit të 123 lekëve. Në analizën e ecurisë së kursit të këmbimit gjatë muajve të parë të 2021, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se leku ka krijuar një tendencë sezonale mbiçmimi kundrejt euros edhe në pjesën e parë të vitit.

Që prej vitit 2015, muajt mars dhe prill karakterizohen nga një mbiçmim mujor i lekut ndaj euros, prej mesatarisht 0.2% dhe 0.4%. Përjashtim nga kjo sjellje bëri viti 2020, kur tregu valutor pësoi një goditje afatshkurtër nga pasiguria, me përhapjen e pandemisë në vend.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente arriti në 309 milionë euro.

Kjo shifër është rreth 30% më e lartë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, por 12% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2020. Mbështetur në këtë fakt, mbiçmimi i lekut ndaj euros mes tremujorit të fundit 2020 dhe tremujorit të parë 2021 (si edhe nënçmimi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë) mund të gjejë një lloj mbështetje, të paktën pjesërisht, në faktorët fondamentalë që përcaktojnë ecurinë e tij.

Por, në kahun tjetër oferta e lekut në treg është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, për shkak të politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë.

Agregati monetary M2 është në rritje vjetore dyshifrore dhe një zgjerim i ofertës së monedhës vendase, në teori, duhet të ushtronte presione nënçmuese mbi kursin e këmbimit. Në fakt, një e gjë e tillë nuk po ndodh.

Operatorët e këmbimit valutor përgjithësisht kanë vërejtur një kërkesë të ulët për euro, si shpjegim kryesor të tendencës mbiçmuese të lekut në kursin e këmbimit.

Një faktor, me ndikim të rëndësishëm në kursin e këmbimit valutor ngelen edhe të ardhurat nga aktivitete të paformalizuara apo të paligjshme. Ecuria e tyre është tyre është e pamundur të matet me saktësi dhe as përmasa e ndikimit të tyre në kursin e këmbimit. Sidoqoftë, në vitet e fundit perceptohet se shuma të mëdha të paformalizuara po investohen në sektorin e ndërtimit, duke sjellë një rritje të këmbimeve dhe të euros në treg.

Me fillimin e sezonit veror, leku po jep sinjale të mëtejshme mbiçmimi, një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e ofertës së valutës së huaj gjatë muajve të verës. Këtë vit Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët e huaj, me qëllim nxitjen e turizmit hyrës. Ky faktor mund të ketë filluar të japë një ndikim në flukset valutore hyrëse, sidomos nga vizitorët e vendeve të rajonit. Shpesh, në fundjava këtë vit kanë qenë tipike dyndjet e vizitorëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Në analizat e saj, Banka e Shqipërisë ka vënë në dukje se zgjatja e sezonit turistik ka bërë që ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit të jetë më i shpërndarë, duke prekur sidomos edhe qershorin dhe shtatorin.

Pas goditjes që pësoi në momentin e parë të pandemisë, kursi i këmbimit euro lek u stabilizua shpejt, edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

Në vazhdim, tendenca e kursit ka qenë kryesisht në favor të lekut. Po t’iu besojmë tendencave historike, gjasat janë që mbiçmimi i lekut do të vazhdojë gradualisht edhe gjatë muajve të verës, që shoqërohet me shtim të flukseve valutore hyrëse dhe përmirësim të pozicionit të jashtëm të ekonomisë./monitor

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Çunat e parlamentit nisin pushimet bashkë. Tre deputetët me avion drejt Londrës

FOTO/ Çunat e parlamentit nisin pushimet bashkë. Tre deputetët me avion drejt Londrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump kërcënon: Do ju godasim ashpër!

September 1, 2026
Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth

Tensione dhe krisje brenda Pentagonit, Sekretari i Ushtrisë amerikane i dorëzon dorëheqjen Trump, shkak përplasja me Hegseth

September 1, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump i bie popullariteti për të tretin muaj radhazi, “Reuters” publikon shifrat e sondazhit! Më i ulët edhe se i Joe Biden

September 1, 2026
Ukraina sulmon me dronë territorin rus, bombardon portin e rëndësishëm të armikut!

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, bombardon portin e rëndësishëm të armikut!

September 1, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Rëndohet bilanci i katastrofës pas një jave kërkimesh në Nepal e Tibet, mbi 1 mijë viktima dhe mbi 4000 të zhdukur

September 1, 2026
“Shqipëria gati të kontribuojë edhe në sigurinë e Evropës”- Ministri Hoxha: Unioni duhet të jetë më i fortë dhe më i bashkuar për sfidat

“Shqipëria gati të kontribuojë edhe në sigurinë e Evropës”- Ministri Hoxha: Unioni duhet të jetë më i fortë dhe më i bashkuar për sfidat

September 1, 2026
Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

Berisha çon “Foltoren” në Teksas të SHBA-ve, Mediun e merr për t’i ‘mbajtur’ flamurin amerikan (FOTO)

September 1, 2026
Jeta e dyfishtë dhe çantat plot me para/ Ish-e dashura e McGonigal rrëfen jetën e zyrtarit të FBI: Besoja që ishte beqar, më bënte dhurata luksoze

“E urrej FBI-në”- Ish e dashura e McGonigal u gjet e vdekur në banesë, babai i viktimës: Allison kurrë s’do e vriste veten!

September 1, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit/ Vapa nuk largohet as sot, por do ketë vranësira në zonat malore!

September 1, 2026
FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com