• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro në rënie të lirë, Sejko në Kuvend: Fiksimi i kursit të këmbimit do rriste inflacionin dhe interesat e kredive!

by E S
08/07/2026 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 5 vitesh monedha kombëtare po triumfon ndaj valutave të huaja çdo muaj e më shumë. Aktualisht euro po këmbehet në 93 lekë dhe dollari 82 lekë. Por edhe pse ky zhvlerësim ka kosto për eksportuesit dhe familjet që kanë të ardhurat në euro, Banka e Shqipërisë thotë se nëse kursi i këmbimit do të fiksohej, pasojat negative për ekonominë do të ishin të shumta.

“Nëse ne do të kishim një kurs fiks këmbimi, inflacioni nuk do të ishte 2.2% mesatarja, por do të ishte 6 deri në 7%. Norma e interesit në këto raste do të rritej nga 2.5 në 6%. Këstet e kredive do të shtrenjtoheshin. Kredia me probleme do të rritej nga 3.8% në 10% ose më shumë”, tha Sejko.

Në komisionin për Nismat Qytetare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se forcimi i lekut ka ardhur prej disa faktorëve.

“Sipas analizave tona, ky trend është mbështetur nga rritja e të ardhurave nga turizmi, remitancat, investimet e huaja direkte, të ardhurat nga puna dhe përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Në ekonomi ka hyrë më shumë valutë dhe besimi ndaj Lekut është rritur”, tha Sejko.

Në projektrezolutën e këtij viti Kuvendi kërkon që Banka të tregojë kujdes për kredinë në pasuri të paluajtshme. Guvernatori thotë se pavarësisht se nuk ka sinjale krize në sektor, përsëri banka po e monitoron këtë sektor.

“Banka e Shqipërisë e ka trajtuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme si burim të mundshëm rreziku për stabilitetin financiar. Kur çmimet e pronave rriten shpejt, bankat dhe huamarrësit mund të bëhen më pak të kujdesshëm; kur cikli kthehet, humbjet shfaqen shpejt. Për këtë arsye, Banka ka forcuar mbledhjen dhe analizën e të dhënave për kreditë për banesa, prona tregtare, ndërtues dhe projekte imobiliare”, tha Sejko.

Gjithashtu sfidë për bankat konsiderohet edhe përqendrimi i kredisë tek bizneset e mëdha apo projektet infrastrukturore. Pikë për të cilën Kuvendi kërkon shtim të vëmendjes.

“Banka e Shqipërisë ndjek me kujdes ekspozimet ndaj kredimarrësve të mëdhenj, sektorëve të caktuar dhe aftësinë e bankave për t’i mbuluar këto ekspozime me kapital të mjaftueshëm. Kur konstatohen tejkalime të kufijve rregullatorë ose dobësi në administrimin e rrezikut, bankave u kërkohet të marrin masa, përfshirë rritjen e kapitalit”, tha Sejko.

Kuvendi ka bërë 12 rekomandime për Bankën e Shqipërisë për vitin 2026, ku veç kursit të këmbimit, dhe kredisë në prona apo projekte të mëdha, kërkohet edhe avancim në përafrimin e kuadrit ligjor me Bashkimin Evropian.

Next Post
Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët

Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit, Lamallari: Më shumë mbështetje për efektivët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com