• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro në rënie të lirë përballë lekut

by A R
22/06/2016 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha vendase, leku ka pësuar një forcim të pazakontë për periudhën në këmbim me euron dhe dollarin.

Përgjatë gjithë javës së shkuar dhe këtë fillim javë leku ka rritur vlerën e këmbimit duke vijuar edhe sot.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 137.53 lekë me një rënie 0.21 lekë me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros me lekun që nga 25 janari i këtij viti, kur euro u këmbye me 137.43 lekë.

Në të njëjtën trajektore ka shkuar edhe këmbimi i dollarit. Një USD u këmbye sot me 121.37 lekë me një rënie 0.19 lekë. Rënia ditore konsiderohet e lehtë, por është shndërruar në trend muajin e fundit.

Eksperti i një prej agjencive më të mëdha të këmbimit valutor në vend pohon se, bizneset kanë ulur ndjeshëm kërkesën për valutë. Ai tha se edhe nga komunikimi me bankat e tregtare në vend, arsye kryesore mbetet kërkesat e dobët nga bizneset për euro, raporton Monitor.

Rënia në tregun e brendshëm po vjen përkundrejt tregut ndërkombëtar, i cili reagoi sot me rritje të euros në këmbim me USD me 0.03 pikë.

Në analizën që Banka e Shqipërisë ka bërë për ecurinë e kursit të këmbimit në tremujorin e parë të 2016 ka vërejtur se në krahasim me një vit më parë, një euro u shkëmbye mesatarisht rreth 1.4% më lirë.

Banka konstaton se, ndonëse deficiti tregtar është zgjeruar gjatë periudhës janar-shkurt, oferta për euro në tregun vendas duket të ketë rezultuar më e lartë se kërkesa, duke favorizuar monedhën vendase. Kështu, pavarësisht prirjes sezonale të kompanive të huaja për riatdhesimin e fitimeve të tyre gjatë javës së fundit të muajit mars, kursi mesatar eur/lek nuk shfaqi prirje të theksuara nënçmuese, thotë autoriteti monetar./a.m.

Next Post

Ironia e fatit, sot për Shqipërinë mund të vendosë arbitri i Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In