• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Euro në pikiatë, vijon të humbasë pikë përball lekut, niveli më i ulët që nga 2009!

by Java News
08/05/2018 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro ka vijuar të humbë pikë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 127.07 lekë, rreth 0.17 lekë më pas se një ditë më parë. Euro ka hyrë në trend rënës që prej fundit të Prillit dhe sot ka shënuar ditën e tetë radhazi që ka humbur pikë ndaj monedhës vendase, duke humbur 2 pikë. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i  shkurtit 2009.

Prej fillimit të vitit 2018, deri sot euro ka humbur më shumë se 5.8 pikë ndaj lekut vendas. Kjo rënie kaq e fortë e euros nuk pritej që tani. Ekspertët e tregut kishin parashikuar që euro do të prekte këto nivele me gjatë sezonit turistik, ku flukset e emigrantëve dhe turistëve rrisin më tej ofertën në valutë në vend. Sipas ekspertëve të tregut, tendenca rënëse e euros do të vijojë.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve. Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.

Një tjetër faktor që po ndikon së fundi sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valutor janë edhe flukset e turistëve. Ata argumentojnë se duke qenë qarkullimi i lekut në minimum dhe shpenzimet e ulëta, flukset e valutës prej turizmit reflektohen në kursin e këmbimit.

Tendenca rënëse e euros pritet të vijojë gjatë gjithë verës. Ekspertët argumentojnë se kjo do të jetë tendenca e euros duke qenë ecuria do të ndikohet edhe prej efekteve sezonale.

Rënia e euros gjatë ditës së sotme është ndikuar dhe prej nivelit të këmbimit të monedhës së përbashkët në tregjet ndërkombëtare. Sipas kursit të këmbimit të Financial Times një euro po këmbehet me 1.18 USD.

Ndryshe nga euro, dollari amerikan ka nisur të fitojë pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot me 106.86 lekë, rreth 0.26 pikë më shumë se një ditë më parë. /Monitor

Next Post
“E çova drejt vdekjes me dorën time”, rrëfimi tronditës i nënës së vajzës që vdiq pas operacionit të apandesitit

“E çova drejt vdekjes me dorën time”, rrëfimi tronditës i nënës së vajzës që vdiq pas operacionit të apandesitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In