• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro në pikiatë, në nivelin më të ulët në 8 vite

by A R
12/05/2017 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm, duke zbritur në 134.24 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë.

Ky është një rekord i ri, pas atij të ditës së djeshme, teksa euro ka arritur në nivelin më të ulët që prej 22 shtatorit të vitit 2009, kur këmbehej me 133.74 lekë.

Edhe dollari ra në tregun e brendshëm, në 123.44 lekë.

Në tregjet ndërkombëtare një euro u këmbye me 1.087 dollarë, me një rritje prej 0.11% në raport me ditën e mëparshme.

Sjellja e kundërt e euros në tregun vendas, në raport me zhvillimet në bursat ndërkombëtare tregon se janë faktorët e brendshëm ato që po diktojnë në forcimin e ndjeshëm të lekut dhe rënien e monedhës së përbashkët. Në fakt, grafikut afatgjatë (shiko në fund) tregon se euro në tregun vendas nuk ndjek gjithnjë lëvizjet në tregjet ndërkombëtare, por mjaftohet me ruajtjen e kursit të kryqëzuar (ruajtja e raportit Euro/USD në bursa). (http://www.monitor.al/kursi-faktoret-qe-e-kane-ndikuar-ne-vite-shpjeguar-permes-grafikeve/)

Aktorët e tregut nuk presin një rritje të euros, të paktën deri në datën 20, kur është edhe data e pagimit të sigurimeve shoqërore. Ata parashikojnë që në muajt e verës, kur tradicionalisht ka një shtim të ofertës për valutë nga turistët dhe emigrantët, euro të zhvlerësohet më tej, duke zbritur edhe në 132 lekë.

Siç është përmendur edhe në shkrimet e mëparshme të Monitor, arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun vendas, nga burime të dukshme e të padukshme.

Nga burimet e padukshme është valuta e lartë që qarkullon, ku nga masivizimi i fenomentit të hashashit, një pjesë e të cilës hyn në treg. Një tjetër faktor i padukshëm, sipas ekspertëve është që me afrimin e zgjedhjeve kanë filluar shpenzimet zgjedhore, që këtë vit po kryhen edhe në valutë, duke rritur ofertën për euro.

Ndërsa nga burimet e dukshme janë rritja e të ardhurave nga turistët, gjallërimi i lehtë i remitancave, rritja e lehtë e eksporteve (megjithëse kjo e fundit ka ardhur nga eksportet që tregtohen në dollar, si psh nafta), apo dhe kërkesa për monedhën vendase nga disa kompani të mëdha që përgatiten të paguajnë taksat, si psh TAP. Sot është data 11 dhe po afrohet data 14 e TVSH-së dhe data 20 e pagesës së sigurimeve, ku çdo muaj konstatohet forcim i lekut me afrimin e këtyre datave.  Ekspertët e agjencive valutore pohojnë se ndërkohë bizneset kanë raportuar rënie të xhiros dhe po detyrohen të përdorin depozitat në valutë.

Një tjetër efekt është edhe ai psikologjik, ku një krizë besimi gjithnjë shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase.

Edhe Banka e Shqipërisë tha në raportin e sotëm të politikës monetare se forcimi i lekut në muajt e parë të vitit është i lidhur me ofertën e lartë për valutë në vend. /Monitor/a.m.

Next Post
Atentati ndaj Haxhiajt në Sarandë, zbulohet pronari i mjetit të përdorur në ngjarje

Atentati ndaj Haxhiajt në Sarandë, zbulohet pronari i mjetit të përdorur në ngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In