• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Euro në këmbim të votës”/ Debate në KAS nga kërkesa e PD-së. Rusmali: S’mund të presim dru në pyll! Braho: Mandati ka lëvizur për 150 vota

by Java News
24/05/2021 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shoqëruar me diskutime në KAS, kërkesa e avokatit të PD-së Marash Logu për të vërtetuar nëse kanë votuar apo kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore 300 persona, që pretendohet se kanë marrë nga 100 deri në 300 euro në këmbim të votës.

Anëtari i KAS Ilir Rusmali tha se pjesëmarrja e personave në fjalë në zgjedhje apo të qenit pjesë e Komisioneve Zgjedhore nuk provon akuzën e PD.

Për më tepër ai solli në vëmendje përvojën e KQZ për mos hapjen e listave të zgjedhësve pasi mbrohen nga ligji për të dhënat personale. Ndërsa Ledio Braho tha se të dhënat për 300 personat mund të jenë relevante në proces, pasi mandati në Durrës ka lëvizur për 150 vota.

Debatet

Rusmali: Nëse ne hetojmë dhe na rezulton se 300 veta kanë marrë pjesë në zgjedhje, ne provojmë vetëm faktin që 300 veta kanë marrë pjesë në zgjedhje. Nëse futemi dhe hetojmë që 300 anëtarë kanë qenë pjesë e Komisioneve Zgjedhore, ne provojmë vetëm që ata kanë qenë anëtarë të Komisioneve Zgjedhore. Si na çon prova të provimi i kërkimit të akuzës që këta kanë blerë apo kanë shitur vota. Ne duhet të kujdesemi edhe për ekonominë e hetimit administrativ. Ne nuk mund të futemi në pyll dhe të presim çdo dru që ka pylli. Ne duhet të qëmtojmë vetëm ato që i shërbejnë objektit të hetimit. Pyetja e dytë për administratën, këtë historinë e votuesve KQZ e ka rrahur në çdo palë zgjedhje. Gjithmonë kanë ardhur kërkesa që palët, partitë, kërkojnë listën e votuesve dhe në dijeninë time kjo gjë është refuzuar gjithmonë me arsyetimin se mbrohet nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse zgjedhësit votojnë ose jo është e dhënë personale sensitive.

Braho: Nuk po kërkojmë lista zgjedhësish, ne thjesht po kërkojmë nëse X numër personash kanë votuar apo jo. Ndaj pyeta: A mundet administrata të konfirmojë nëse janë votues? Këto janë emra që janë bërë publik dhe që kanë marrë pagesë mesa thotë z.Logu, këtu nuk ka ndonjë të dhënë personale nëse emrat janë bërë publik. Duke qenë se bëhet fjalë për 300 persona dhe mandati ka lëvizur për 150 vota mund të jetë relevante. Nuk po kërkojmë as të dimë për kë kanë votuar, të bëjmë patronazhistin, thjesht duam të dimë nëse kanë votuar apo jo.

Rusmali: E dhëna personale që mbrohet është firma e personave, apo është fakti që ata kanë marrë pjesë në votim. Në kuptimin tim ka qenë gjithmonë, e dhënë personale është pjesëmarrja ose mospjesëmarrje në votim. Për këtë arsye nuk jepej lista që të mos identifikohej qëndrimi politik i personave, jo të mos kopjohej firma e tyre.

Braho: Unë nuk besoj se sekretari i përgjithshëm është interpretuesi i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mund të ishte komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rusmali: Unë iu referova eksperiencës së KQZ, mos bëjmë debat kot.

Braho: Nuk është punë eksperience KQZ-je është interpretim.

g.kosovari

Next Post
Dalin pamjet, si u grabit zyra e OSHEE në Laprakë (VIDEO)

Dalin pamjet, si u grabit zyra e OSHEE në Laprakë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com