• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro ‘kërcen’ në nivelin më të lartë që nga korriku/ Blerja e energjisë zhvlerëson lekun

by Java News
28/10/2021 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.3 lekë, duke u rritur me 0.22 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Në rritje ishte dhe dollari, që u këmbye me 105.5 lekë, ose 0.4 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha e përbashkët ka arritur në tregun e brendshëm në nivelin më të lartë që nga korriku i këtij viti.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.

Që nga 12 tetori, euro është mbiçmuar me një lek në tregun vendas, duke shënuar dhe rritjet më të mëdha ditore përgjatë këtij viti (përkatësisht +0.32, +.013 dhe +0.22 lekë në tre ditët e fundit).

Furnizuesi i Tregut të Lirë(pjesë e OSHEE Group) është detyruar gjatë këtij viti të blejë energji elektrike me çmime rekord nga tregu i lirë për shkak të situatës hidrike problematike por edhe krizës së përgjithshme energjetike në tregjet globale që kanë çuar bursat në nivele të papara më parë.

Vetëm në tetor FTL shpenzoi rreth 65 milionë euro për të siguruar energjinë që konsumohet në vend me çmime që në disa raste kaluan edhe 300 euro MWh. Qeveria lehtësoi blerjen e energjisë përmes mundësimit të një fondi 100 milionë euro për OSHEE duke dalë garant për këtë të fundit në kushtet kur u shpall edhe emergjenca e furnizimit që zgjat deri në 15 prill 2022.

Një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e kërkesës për valutë lidhet me rritjen e çmimeve të shumë produkteve, që po detyron importuesit që të blejnë më shumë valutë për të paguar mallrat e tyre. /monitor

g.kosovari

Next Post
Mjeku shpjegon arsyet pse ‘Delta Plus’ s’paraqet një shqetësim: Vaksina nuk e humbet efektivitetin ndaj këtij mutacioni

Mjeku shpjegon arsyet pse 'Delta Plus' s'paraqet një shqetësim: Vaksina nuk e humbet efektivitetin ndaj këtij mutacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

November 2, 2026
VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In