• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro arrin nivelin më të lartë në 8 muaj, dollari merr rrokullimën, bie poshtë 110 lekëve

by Java News
15/01/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha vendase është dobësuar sot përkundrejt euros, e cila ka shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që prej fillimit të qershorit. Euro këmbehej sot me 133.92 lekë, duke e nisur javën me 0.41 lekë më shumë se të premten që lamë pas.

Në vitin e fundit, euro ka pasur një periudhë të dobët në tregun vendas duke prekur nivelin më të ulët në nëntë vitet e fundit, pavarësisht se monedha e përbashk ishte e fortë në tregjet ndërkombëtare. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit valutor, euro është monedha bazë ku reflektohet ecuria e tregut valutor vendas. Ndërsa raporti i këmbimit me monedhat e tjera kryesore të shportës, sipas ekspertëve, reflekton situatën në tregjet ndërkombëtare.

Dollari ka vijuar të nënçmohet fort në vend, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë është këmbyer sot me 109.2 lekë, 1 pikë më pak se e ditën e premte. Monedha e gjelbër u këmbye më poshtë se mesatarja e këmbimit të tetorit 2014, duke shënuar përsëri një rekord të ulët këmbimi.

Euro pritet që të forcohet gjatë muajit të parë të vitit, pas dobësimit që erdhi kryesisht prej efekteve sezonale gjatë dhjetorit.

Monedha e përbashkët europiane ka arritur në nivelin më të lartë të tre viteve në Europë përkundrejt Dollarit. Euro shënoi nivelin më të lartë të tri viteve pas formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani. Ngjarjet politike si formimi i kabinetit qeveritar në Gjermani dhe referendumi për shkëputjen e krahinës së Katalonjas kishin dobësuar disi raportet e këmbimit të euro me dollarin.

Sot raporti i këmbimit EUR/USD në tregjet ndërkombëtare ishte 1.22, ndërkohë që në të njëjtën periudhë një vit më parë euro këmbehej me 1.04 USD. Brenda një viti, monedha e përbashkët europiane është forcuar me gati 17 për qind./monitor/ma.me

Next Post
Putin: Është ende herët të flitet për hakmarrje sanksionesh ndaj SHBA-së

Putin barazon komunizmin me Krishtërimin: Bazohen në të njëjtat parime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In