• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro arrin në tregun vendas në nivelin më të lartë në 5 muaj, rritet ndjeshëm dhe dollari

by Java News
20/03/2020 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro ka kërcyer mbi 123 lekë, për herë të parë që nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar, duke u këmbyer në këtë mënyrë në nivelin më të lartë të 5 muajve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte një euro u këmbye me 123.03 lekë, ose 0.14 lekë më shumë se një ditë më parë, niveli më i lartë që nga 7 nëntori 2019.

Monedha e përbashkët ka shfaqur shenja mbiçmimi përgjatë gjithë kësaj jave. Ekspertët e tregut valutor pohojnë se rritja e euros ka ardhur si rrjedhojë e kufizimit të aktivitetit të tregtisë pas masave për mospërhapjen e koronavirusit.

Që prej disa ditësh Shqipëria është vënë nën masa të rrepta të bllokimeve të lëvizjeve, çka ka sjellë pothuajse një paralizë totale tek bizneset në vend.

Në bursa, euro ka rënë ndjeshëm gjatë javës së fundit, duke zbritur në 1.074 dollarë gjatë ditës së sotme, nga niveli i lartë prej 1.14 dollarë që ishte në fund të marsit, si rrjedhojë e frikës së pasojave që do të ketë për ekonominë europiane shpërthimi i koronavirusit, ku Italia e Spanja po rezultojnë më të prekurat.

Rritja e euros në tregun e brendshëm, në një kohë që në bursa është në rënie është një tregues i ofertës së ulët për të në tregun vendas. Por ekspertët e tregut valutor pohojnë se ky kurs nuk është real.

Aktorët kryesorë të tregut thonë se këto ditë, edhe pse janë hapur me orar të reduktuar, nuk ka pasur asnjë lloj këmbimi dhe shkëmbimi. “Sot janë hapur pikat e këmbimit valutor, duke u përshtatur edhe me oraret e reja të qarkullimit të individëve, vetëm dy ore dhe nesër bankat tregtare do të jenë pushim. Sipas burimeve tona as tregu bankar nuk ka pasur ndonjë lëvizshmëri apo qarkullim të valutave. Megjithatë ecuria është normale për situatën që është”, u shprehën ata për Monitor.

Ekspertët argumentojnë se nëse do të ishte si në botë, sikurse ka ndodhur në Britani apo ne BE me euron, luhatjet do të ishin shumë më të mëdha. Në vendet e mëdha monedha e reflekton e para krizën.

Sipas tyre edhe bankat janë pothuajse pa punë, me volume këmbimi të pa konsiderueshme. Ndërsa për sa i përket afatit të fundit për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, burime nga tregu bëjnë me dije se vetëm kompanitë e mëdha janë munduar të bëjnë pagesa këto kohë.

Për aktorët e tregut ky nuk është një çmimi real, pasi ai përcaktohet në momentet kur ka shkëmbime tregtare, pra ka shit-blerje, tani po flasim për situata të jashtëzakonshme vëllimet janë në pikën më të ulët. Nëse në situatë normale aktorët e tregut masnin vëllime deri në 10 milionë euro, aktualisht janë në 0.5 milionë euro.

Rritje ka shënuar edhe dollari, që këmbehet me 113.37 lekë, duke u këmbyer në nivelin më të lartë që nga nëntori 2017.

g.kosovari

Next Post
DASH paralajmëron qytetarët amerikanë: Kthehuni menjëherë në shtëpi, mos prisni ndihmën e qeverisë nëse mbyllet udhëtimi global

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë: Kthehuni menjëherë në shtëpi, mos prisni ndihmën e qeverisë nëse mbyllet udhëtimi global

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

April 12, 2026
CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

April 12, 2026
“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In