• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro 2024 vjen me dy “Fan Zone”, Veliaj: Tirana, epiqendra e mbështetjes për Kombëtaren. Tifozeri dhe aktivitete në dy pole të qytetit për të gjitha moshat

by Java News
14/06/2024 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të Euro2024, që nis sot me ndeshjen Gjermani-Skoci, Tirana është gati për të festuar dhe mbështetur kombëtaren shqiptaret ë futbollit. Këtë herë në kryeqytet janë ngritur dy “Fan Zone”, njëra në sheshin “Skënderbej” dhe tjetra te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Krye bashkiaku Erion Veliaj I vizitoi të dyja këto hapësira sportive, dedikuar tifozëve, dhe ftoi gjithë qytetarët e Tiranës të vijnë të festojmë së bashku. Ai theksoi se në shesh është krijuar koncepti i një fushe sportive, në mënyrë që të gjithë të ndihen sikur janë në stadium.

“Kjo është hapësira më e madhe sportive sot në Tiranë. Atmosfera më e afërt me atë që po ndodh në Gjermani me Kombëtaren tonë. Në ‘Fan Zone’ ka nga diçka për të gjithë, edhe për ata që duan të shohin ndeshjen, të cilëve u kemi rezervuar pjesën qendrore. Kemi imituar një fushe futbolli sepse praktikisht të gjithë mund të ndihen sikur kanë zbritur në fushë për të qenë lojtari i 12-të dhe për të çuar energji pozitive nga Tirana”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se gjatë muajit që do të zhvillohet Kampionati Evropian, në sheshin “Skënderbe” është planifikuar të ketë aktivitete për të gjitha moshat. Në orët kur nuk ka ndeshje, “Fan Zone” do të jetë një arenë feste për të mbështetur kombëtaren tonë. “Duam t’ia kalojmë mirë, do të kemi edhe DJ, edhe koncerte. Tirana do të jetë e gjitha në festë për të mbështetur Kombëtaren, për të kaluar mirë dhe për ta shijuar këtë eksperiencë, që nuk ndodh çdo vit. Është konceptuar si një mjedis familjar, ka diçka edhe për prindërit, edhe për fëmijët. Të gjithë janë të mirëpritur”, deklaroi krye bashkiaku.

Një hapësirë e veçantë u është kushtuar edhe të huajve që vizitojnë vendin tonë gjatë muajve të verës, të cilët duan të mbështesin kombëtaret e tyre gjatë Euro 2024. Veliaj tha se pjesë e “Fan Zone” në sheshin “Skënderbej” do të bëhen edhe ambasadat mike të vendit tonë, që kanë komunitetin e tyre në Shqipëri.

Kur u ndal te stadiumi “Selman Stërmasi”, Veliaj tha këtu qytetarët do t’i shijojnë ndeshjet dhe koncertet në një stadium të vërtetë. “Ky stadium do të kthehet në një arenë të vërtetë, ku do të luajë lojtari i 12 i Kombëtares”, tha ai./m.j

Next Post
“Akuzohem për 360 mijë lekë të vjetra”/ Ish-kryebashkiakja e Libohovës reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

“Akuzohem për 360 mijë lekë të vjetra”/ Ish-kryebashkiakja e Libohovës reagon pas dënimit nga GJKKO: Duan të më njollosin emrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In