• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro 2024| Policia gjermane jep lajmin e rëndësishëm për konsumimin e kanabisit

by A R
16/06/2024 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premtja 14 qershorit shënoi fillimin e Euro 2024 në Gjermani, një turne i shumëpritur që do të përcaktojë kampionët kontinental për katër vitet e ardhshme

Forcat e sigurisë janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen dhe për të parandaluar tensionet apo konfliktet e mundshme mes tifozëve gjatë turneut

Në atë që dukej si një veprim i pazakontë, u raportua se një zëdhënës i policisë në Gelsenkirchen, i njohur për lidhjen me futbollin përmes klubit të qytetit, Schalke 04, bëri një rekomandim jokonvencional përpara ndeshjes Serbi-Angli, të planifikuar në Veltins-Arena sonte në mbrëmje.

Zëdhënësi I policisë thuhet se këshilloi tifozë nga Serbia dhe Anglia që të përmbahen me konsumimin e tepërt të alkoolit dhe në vend të kësaj sugjeroi përdorimin e kanabisit.

Arsyeja pas kësaj këshille, siç raportohet nga El Norte de Castilla, është se kanabisi promovon një atmosferë më të relaksuar në krahasim me alkoolin, i cili potencialisht mund të çojë në sjelle agresive.

Megjithatë, ky thashethem ka nxitur një përgjigje nga Policia e Gelsenkirchen, e cila është distancuar nga një retorikë e tillë, duke theksuar se raporti erdhi thjesht si rezultat i një gazetari që keqcitoi oficerët e tyre.

“Policia do të sigurojë sigurinë e tifozëve gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit dhe do t’u përgjigjet grupeve agresive që veprojnë si ngatërrestarë, pavarësisht nga substancat dehëse”, – tha komandanti i policisë Peter Both.

Policia e Gelsenkirchenit nëpërmjet një deklarate që u postua në internet, theksoi se tymosja e kanabisit brenda zonave të qëndrimit të tifozëve dhe stadiumeve nuk lejohej.

“Policia e Gelsenkirchen nuk i inkurajon tifozët e futbollit të konsumojnë kanabis. Citati u hoq jashtë kontekstit. Në parim, personat e moshës madhore mund të mbajnë maksimum 25 gram kanabis dhe ta tymosin në publik. Kanabisi nuk mund të konsumohet në afërsi të shkollave, çerdheve apo vendeve të tjera ku janë të pranishëm fëmijë apo të rinj. Pirja e kanabisit nuk lejohet në pikat e takimit të tifozëve, zonat e tifozëve ose në terrenet e stadiumit ” – shkruhet në deklaratë.

/a.r

Next Post
Bilanci: 37,337 palestinezë të vrarë nga ofensiva e Izraelit që nga 7 tetori

Bilanci: 37,337 palestinezë të vrarë nga ofensiva e Izraelit që nga 7 tetori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

Udhëheqës i pamëshirshëm dhe filozof brilant: Kush është Ali Larijani, njeriu më i fuqishëm në Iran

March 16, 2026
“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In