• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro 2024 | Barazim 1-1, Sllovenia dhe Danimarka ndajnë pikët

by A R
16/06/2024 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sllovenia dhe Danimarka, regjistruan barazimin e parë të këtij Europiani. Sfida nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll me rezultatin 1-1.

Danezët ishin dominues nga fillimi dhe kaluan të parët në avantazh me Eriksen në minutën e 17-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa fraksioni i dytë ishte një tjetër histori. Sllovenët kishin disa raste të pastra dhe në minutën e 77-të, barazuan me Janza. Mbrojtësi shënoi vetëm 1 minutë pasi Sesko goditi shtyllën.

Pavarësisht tentativave, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe dy kombëtaret u detyruan të ndajnë nga një pikë në Grupin C.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


SLLOVENI–DANIMARKË 1-1

Janza 77’/ Eriksen 17′


Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja!

90′- Akordohen 4 minuta shtesë!

89’- Zëvendësimi i fundit te Danimarka. Hjulmand i lë vendin Delaney-t.

88’- Te Sllovenia kërkojnë penallti. Verbic bie në zonë pas një dueli në ajër me Maehle. Gjithçka e rregullt sipas arbitrit.

82’- Katër zëvendësime te Danimarka. Largohen nga fusha Kristiansen, Hojlund, Wind dhe Hojberg, në fushë inkuadrohen Meahle, Poulsen, Doberg, Norgaard.

77’- Gooool Sllovenia 1-1! Shpërthen festa te sllovenët, Erik Janza, barazon shifrat me një gjuajtje nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga një devijim në zonë.

76’- Nuk i besojnë syve te Sllovenia! Një predhë e Sesko nga jashtë zone, ndalet nga shtylla e majtë. Shpëton për mrekulli Danimarka.

75’- Sllovenia afrohet me golin e barazimit. Sporar nuk shënon dot pak metra nga porta.

70’- Wind provon me kokë, por gjuajtja nuk ka saktësinë e duhur.

67’- Elsnik humb mundësinë më të mirë për Slloveninë. Mesfushori, gjuan jashtë me kokë.

65’- Oblak bën heroin për sllovenët, duke pritur një gol thuasje të sigurt të Hojlund, që dështon të shënojë pak metra nga porta.

63’- Sllovenia hidhet në sulm, në kërkim të barazimit, por danezët janë të vendosur mirë mbrapa dhe mbyllin hapësirat.

56’- Tjetër mundësi e mirë për Danimarkën, por gjujatja e Hojlund me kokë, shkon ngjitur me shtyllën.

53’- Tjetër pretendim për penallti të Sllovenia, këtë herë për faull në zonë, por pas rishikimit në VAR, gjithçka konsiderohet e rregullt.

51’- Sllovenia i afrohet golit, Sesko pretendon për penallti në zonë për prekje me dorë. Arbitri e konsideron gjithçka të rregullt.

49’– Kartoni i parë i verdhë. Hjulmand ndëshkohet për mbajtrje nga fanella të Sesko.

47’- Drkusic me një ndërhyje të bukur, ndal një aksion të rrezikshëm të Hojlund.

45′- Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

43’- Eriksen shpërdoron një mundësi të artë shënimi në zonë. Mesfushori gabon një penallti në lëvizje.

37’- Karnicnik kroson në zonë, por danezët shmangin rrezikun duhet larguar në goditje këndi.

34’- Bijol shpëton një gol thuajse të sigurt, duke larguar topin e Eriksen.

31’- Hojbjerg gabon një passim në mesfushë, për t’i dhënë mundësinë Sporar të nisë një aksion të rrezikshëm. Sulmuesi nuk ka shpejtësinë e duhura, për të kërcënuar portën e Danimarkës.

30’- Sporar gabon gjithçka në marrjen e topit. Sulmuesi nuk shfrytëzon si duhet një mundësi, ku ishte i vetëm me portierin.

28’– Pranë golit të dytë Danimarka. Eriksen gjuan një top në drejtim të zonës dhe Sesko, në tentativë për të larguar topin, rrezikon autogolin.

20’– Reagon menjëherë Sllovenia, me Sporar që pason në zonë, por topi largohet në goditje këndi.

17’– Gooool Danimarka 1-0! Eriksen nuk fal në zonë, teksa pas një pasimi të marrë nga Wind, gjuan bukur dhe e ndal topin në rrjetë, për të zhbllokuar sfidën.

16’- Ndërhyrje e ashpër ndaj Wind në mesfushë, arbitri fal mbrojtësin e Sllovenisë, Bijol.

12’- Wind merr një top të bukur në zonë, pas një vertikalizimi, por mbyll bukur mbrojtja sllovene.

7’- Wind shpërdoron një mundësi të artë shënimi, ndërsa gabon i vetëm në zonë. Arbitri më pas akordon pozicion jashtë loje.

5’- Provon të dalë përpara Sllovenia me Sporar që hedh një top në zonë, por largon Christensen.

2’- Danezët më kërkues në këtë fillim të takimit, duke u hedhur në sulm për të gjetur sa më shpejt golin.

Starton takimi!


Formacionet zyrtare:

Slloveni: Oblak, Karnicnik, Drkusic, Bijol, Janza, Stojanovic, Cerin, Elsnik, Mlkar, Sporar, Sesko.

Danimarka: Schmeichel, Kristiansen, Vertergaard, Andersen, Christensen, Bah, Hojbjerg, Hjulmand, Eriksen, Hojlund, Wind.

Next Post
Pushimet kthehen në tragjedi! U fut për t’u larë në Velipojë, ndërron jetë 69-vjeçarja

Pushimet kthehen në tragjedi! U fut për t’u larë në Velipojë, ndërron jetë 69-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com