• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro 2024/ Balliu për “Marca-n”: Tek Spanja nuk ka diferenca mes lojtarëve, duhet të mendojmë për të marrë maksimumin

by Java News
22/06/2024 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria luan shanset e fundit për të kërkuar “mrekullinë”, pasi përballë do të jenë “gjigandët” e Lusi de la Fuentes.
Shqipërisë i duhen tre pikët në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Spanjës për të vijuar ëndrrën në Euro 2024. Një mision i vështirë, por jo i pamundur sidomos për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me linjat e dyta.

Në një intervistë për Marca-n, Ivan Balliu, i cili luan në La Liga dhe e njeh shumë mire kontigjentin e “La Roja-s”, thekson se ndaj Spanjës do të jetë shumë e vështirë ndërsa shtoi se një rëndësi të veçantë do të ketë edhe leximi i ndeshjes dhe momenteve të saj.

“Nico Williams dhe Yamine Lamal janë të frikshëm. Nuk rreshtin së kërkuar, insistuari. Ndoshta nuk ia dalin të të kalojnë në një apo dy raste, por të mbajnë në tension gjatë gjithë kohës sepse mbrojtësi e di që ata nuk dorëzohen.
Ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e pashë me shokët e kombëtares. Ata më bënë shumë pyetje për lojtarët spanjollë, sidomos për Nico Williams sepse Lamal e njohin pak më tepër. Por, ua bëra të qartë se çfarë niveli kanë këta dy lojtarë.

Nuk e di nëse mund të konsiderohet një avantazh që një pjesë e titullarëve nuk do të jenë nga minuta e parë me Shqipërinë, Spanja ka nivel shumë të lartë dhe ata të stolit nuk kanë diferenca. Aty ka emra si Dani Olmo, Ferran Torres apo Ayoze Perez. E patë sa punë i hapi Italisë ky i fundit?
Megjithatë, ne si Shqipëri na duhet vetëm fitorja, është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar pas dy ndeshjeve të para. Do të na duhet të rreshtohemi shumë mirë dhe t’i mbyllim hapësirat Spanjës, nuk duhet të mendojmë për një rezultat tjetër veç fitores, por duhet ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur.
Do t’i them presidentit të Federatës që nëse spanjollët sillen mirë në fushë, atëherë t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë.

E dimë që do të jetë një sfidë e madhe për të mposhtur Spanjën, një nga skuadrat më të mira të Europianit. E sigurt është vetëm që do të fitojmë në tribuna, në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur me kombëtaren kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbështetja e tifozëve këtu në Gjermani është spektakolare”, u shpreh ndër të tjera Ivan Balliu./m.j

Next Post
Skema mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës dënon me 6 vite burg Erion Berberin

Skema mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës dënon me 6 vite burg Erion Berberin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In