
Ka nisur ndeshja mes Zvicrës dhe Uellsit në orën 15:00, e vlefshme për Euro 2020.
Të dyja skuadrat synojnë që të fitojnë këtë sfidë, ndërsa është shënuar edhe goli i parë.
U deshën minuta të tëra që Zvicra të kalojë në avantazh ndaj Uellsit. Goli për helvetikët u shënua nga ana e Embolos.
Në këtë gol, një rol të rëndësishëm ka pasur edhe futbollisti me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri.











