• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro 2020/ Turqia mposht Francën dhe e kthen 9 vite mbrapa, fitojnë Italia, Belgjika dhe Gjermania

by Java News
09/06/2019 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur me një rezultat befasues raundi i tretë i fazës kualifikuese për Euro 2020. Një rezultat që është verifikuar në Grupin H, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Turqia, në fakt, ka marrë vendin e parë pasi ka mundur 2-0 në shtëpi kampionët e botës të Francës. Ahyan (30′) dhe Under (40) kanë qenë autorët e golave që kanë mposhtur ekipin e Deschamps, që ka zbritur në vendin e dytë me 6 pikë, tri larg turqve kryesues.

Franca nuk humbte një ndeshje të fazës kualifikuese të një Europiani që nga shtatori i 2010-ës (0-1 kundër Bjellorusisë).

Nuk ka pasur probleme për Italinë, që ka mundur 3-0 Greqinë falë tre golave të realizuar në pjesën e parë nga Barella (23′), Insigne (30′) dhe Bonucci (33′). Skuadra e Mancini-t kryeson Grupin J me 9 pikë, tri më shumë se Finlanda e vendit të dytë, ndërsa Greqia mbetet në vendin e tretë me 4 pikë.

Fitore e lehtë edhe për Belgjikën, që ka mundur 3-0 Kazakistanin në shtëpi. Belgët kanë zgjidhur gjithçka në harkun e tri minutave. Mertens ka zhbllokuar takimin në minutën e 11-të dhe Castagne ka shënuar të dytin në  të 14-ën. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve, i shënuar nga Lukaku. Belgjika kryeson Grupin I me 9 pikë, ndërsa Kazakistani është në vendin e pestë me 3 pikë.

Në vendin e tretë të këtij grupi ndodhet Skocia, që ka mundur 2-1 në shtëpi Qipron. Ka qenë një fitore e vuajtur për skocezët, duke parë se takimi ka qenë në barazim 1-1 deri në minutën e 89-të. Robertson ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 61-të, ndërsa Kousoulos ka barazuar për miqtë në të 87-ën. Dy minuta më vonë ka ardhur goli i Burke, që i ka dhuruar tri pikë të rëndësishme Skocisë.

Bind edhe Gjermania, që ka mundur 2-0 në transfertë përfaqësuesen e Bjellorusisë. Autorët e golave kanë qenë Sane (13′) dhe Reus (62′). Skuadra e Joachim Low mban vendin e dytë në Grupin C me 6 pikë, 3 më pak se Irlanda e Veriut, që ka luajtur një ndeshje më shumë se gjermanët.

g.kosovari

Next Post
Gjukanoviç akuzon Kishën Ortodokse Serbe: Po e mbani gjallë idenë e Serbisë së Madhe

Gjukanoviç akuzon Kishën Ortodokse Serbe: Po e mbani gjallë idenë e Serbisë së Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In