• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Euro 2016”, lamtumirë vitit ’97… pa politikën

by Ben Andoni
20/06/2016 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Shqiptarë, ejani përsëri”, titulli-slogan i një gazete të huaj është pritur me shpoti nga shumë vende evropiane, që njësoj si Shqipëria kanë përcjellë tabore të tëra tifozësh në Francë. Dhe nuk kishin faj, pasi nuk mund të mendonin kurrë se tifozët e një vendi që i kishin përfolur dhe damkosur për trazirat e vitit ’97 kur i kanë parë me fytyrat e vrara, të egërsuara dhe plot urrejtje, janë protagonistë të festës franceze të futbollit evropian.

Ky stereotip ka vijuar me vite e vite të tëra për gati dy dekada, ku shqiptarët iu mbahej mënd vetëm kallashnikovi, ulërimat, krismat dhe fytyrat e egra. Ndërsa në Europian kanë kuptuar se të gjitha ekipet janë shumë larg Shqipërisë, mu prej këtyre fytyrave tashmë të transformuara në plot ngazëllim dhe dëshirë për fitore. Ca më shumë akoma, ende në këtë sens nuk po e kapin dot Shqipërinë, qoftë edhe vende me tifozeri institucionale, si ekipet e Britanisë së Madhe. Shqipëria me gazin, qytetarinë, gjetjet e rekuizitës dhe mirësinë ka fituar unanimisht trofeun e tifozëve të Euro 2016.

E në të gjithë këtë tollovi me kaq shumë thirrje, lavdime dhe mburrje për fitoren e ekipit tonë në Francë 2016, tek-tuk kritika, për një gjë vetë shqiptarët do jenë krenarë dyfish, pasi edhe zyrtarisht kemi hequr zulmën e keqe të vitit 1997. Madje, edhe të huajt e shumë, mediat e ndryshme, dashakeqë, opinion bërës për një gjë nuk dyshojnë më: shqiptarët-tifozë janë evropianë të këndshëm. Në ditët e festivalit të futbollit ata kanë shpikur lloj-lloj koreografish, rekuizita që nga qesharake por edhe shumë të gjetura, e janë shpërfaqur me fytyra tejet simpatike dhe shumë sportivitet.. .Atë që Evropa po e kërkon me shumë sforcim në mes të urrejtjes patologjike të rusëve apo tifozerive të tjera tejet armiqësore, përveç britanikëve që tashmë edhe zyrtarisht lëkunden mes qenies apo jo në kontinent, e ka gjetur te shqiptaro-kosovaro-maqedonasit dhe malazezët, me linjën e përbashkët etnike dhe një simboli të përbashkët shqiponje.

Ndërkohë tifozeria i ka bërë mirë dhe politikës shqiptare që e ka venitur disi gjuhën e urrejtjes përkohësisht duke futur armët nën mëngë, për ditët në vijim. Pa harruar që në Shqipëri për kapriçio një reformë e rëndësishme për fatet e vendit nuk po merr dot jetë, si ajo e Drejtësisë , kurse në Kosovë e Maqedoni palët shqiptare urrehen deri në armiqësi me njëra-tjetrën.

Pra, ndërsa, tifozët shqiptarë ia hoqën vendit zullumin e vitit 1997, politikanëve me sa duket do u duhet ende shumë e shumë kohë, për të hequr llumin, që e prodhojnë kurdo dhe që është gati të ndyjë çdo gjë, përveç Euro 2016, ku protagonistët e vërtetë janë shqiptarët e thjeshtë, ata që duan reformat dhe vendin e tyre dhe jo retorikën boshe që prodhon Tirana dhe Prishtina politike mbushur me urrejtje patologjike. Ndaj bota kur u drejtohet,  shkruan thjesht “Shqiptarë hajdeni sërish!”

Next Post

Avioni "Solar Impulse 2" vijon etapën e 15-të, nis fluturimin SHBA-Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In