• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Euro 2016”/ Francezët në delir, fitojnë përballë rumunëve me rezultatin 2- 1

by A R
10/06/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sapo ka perfunduar takimi France- Rumani me rezultatin 2- 1. Nje super sfide dhe nje super loje nga te dyja skuadrat. Por fati ne minutat e fundit u buzeqeshi francezeve, te cilet realizuan edhe fitoren e pare ne kete kampionat. Supergoli i Payet vulosi gjithshka. Me pare po per francezet kishte shenuar Giroud pas nje goditje kendi. Ndersa rumunet barazuan me ane te nje penalltie qe e ktheu ne gol Stancu. Te tri golat u shenuan ne pjesen e dyte.

Supergoli

Minuta e 88- Vetem 2 minuta perpara mbylljes se takimit, francezet e shohin veten serish ne avantazh perballe rumuneve me nje super gol te Payet. Nje gol fantastik qe ka sjelle jo pak emocione edhe tek tifozet e ndodhur ne stadium

Rumunet kane barazuar vetem nje minute me pare me ane te nje penalltie. Stancu shenoi ne minuten e 64 per ekipin rumun duke e çuar ne 1 me 1 rezultatin. Franca zhbllokoi 6 minuta me pare rezultatin e takimit me ane te Giroud .

Pjesa e pare

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Francë- Rumani në barazim 0- 0. Një ndeshje e fortë ku nuk munguan rastet, por deri tani gjitheshka duket e baraspeshuar. Takimi France- Rumani ngriti edhe siparin e Euro 2016.

Hapja

Tashmë gjithçka ka nisur. Festa e madhe e futbollit, Evropiani “Francë 2016” është çelur me supersfidën midis vendasve të Francës dhe Rumanisë.

Ndeshja u parapri nga një ceremoni spektakolare, ku rreth 400 performues pasqyruan traditat më të bukura franceze, por edhe ato evropiane.

Për disa minuta muzika e DJ të famshëm david Gueta elektrizoi 80 mijë të pranishmit në stadiumin “Stade de France”. Cermonisë spektakolare nuk mund t’i mungonin as forcat ajrore farnceze të cilat bënë një manovër mjaft të bukur në qiallin e stadiumit me ngjyrat e flamurit francez.

Formacionet e Francë-Rumani:

Francë: Lloris; Sagna, Koscielny, Rami, Evra; Kante, Matuidi, Pogba; Griezmann, Payet, Giroud.

Rumani: Tataruşanu; Sapunaru, Grigore, Chiriches, Rat; Hoban, Pintilii, Stanciu, Popa, Stancu; Andone.

avionet france ceremoniaceremonia 2 evropianiceremonia 4 franceceremonia evropianiceremonia 3 france

****

Më në fund festa e futbollit nis në fushë. Kampionati Evropian i futbollit “Francë 2016” çel sot siparin me sfidën midis të zotëve të shtëpisë Francës dhe Rumanisë.

Ndeshja hapëse do të luhet në orën 20.45 në stadiumin legjendar “Stade de France” përballë 80 mijë shikuesve që do të kenë fatin ta ndjekin Live.

Ndeshja paraprihet nga një ceremoni spektakolare rreth 13 minutëshe.

Kjo ndeshje, por edhe eventi në tërësi ka si favorit kryesor ekipin e Francës të drejtuar nga trajneri Didier Deschamp.

Para ndeshjes me rumunët trajneri i “gjelave” deklaroi se përballet me një ekip aspak të lehtë. Ndëkrohë për të larguar presionin ai thotë se favoritët pëër triumf janë Gjermania dhe Spanja.

“Ka një emocion të veçantë pasi është ndeshja e parë.Duhet të luajmë me dëshirë dhe vendosmëri por jo me më shumë seç duhet presion sepse kjo mund të na dëmtojë. Rumania është një skuadër që di të mbrojë mjaft mirë por është edhe e rrezikshme me kundërsulme ne duhet të zbresim në fushë me besim në vetvete”, thotë Deschamp.

Në grupin ku luan Franca, bën pjesë edhe Shqipëria së bashku me Zvicrën të cilat do të përballen nesër midis tyre në sfidën e dytë për grupin A.

Ndërkohë siguria është kryefjalë e këtij kompeticioni ku nga sot janë të angazhuar 90 mijë policë në gjithë Francën,ushtarë dhe roje private. Këto masa janë marrë nga frika e sulmeve të mundshme terroriste./a.m.

Next Post

Këto janë gabimet më të mëdha që i bëni gjatë dushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

Pse Flamingo Revolution u katandis te supa e ringrohur e doktorit?

June 24, 2026
“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

“Të verifikohet ligjshmëria e çdo fondi të investuar”, Pacolli kërkon auditim ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

June 24, 2026
“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep dorëheqjen

June 24, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

“E drejta për t’u shprehur është vlerë kushtetuese”, vjen reagimi i parë i Begajt për protestat në Tiranë

June 24, 2026
Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

Reforma territoriale/ “Nuk mund të ketë produkt final pa dëgjuar Tiranën”, Tabaku: Kryeqyteti është bërë i pamenaxhueshëm

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 25-të, ja sa është pjesëmarrja

June 24, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

June 24, 2026
Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

June 24, 2026
Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

June 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In