• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EUreporter: Brukseli shton presionin, i kërkon PD të hyjë në zgjedhje

by Java News
14/04/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presioni ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vendit është intensifikuar së fundi nga ndërhyrja e dy figurave të larta të BE-së, thuhet në një artikull të “EUReporter”. Zgjedhjet parlamentare mbahen më 18 qershor, por PD ka njoftuar bojkotin e Parlamentit. Ndërsa tani po refuzon edhe të regjistrohet në zgjedhjet e qershorit, duke kërcënuar se do t’i bojkotojë ato derisa një qeveri teknike të formohet dhe të mbikëqyrë zgjedhjet.

Në qendër të ngërçit është mosmarrëveshja për implementimin e vettingut, pjesë e Reformës në Drejtësi. Lulzim Basha, kreu i PD-së, është shprehur se opozita nuk do të votojë për projektligjin aktual, edhe pse Bashkimi Europian thotë se miratimi i saj është pengesa e vetme që e ndalon Shqipërinë të nisë negociatat për anëtarësim në BE.

Këtë të enjte ka pasur dy zhvillime të freskëta dhe tepër domethënëse, në sagën që po zgjat prej muajsh tashmë. Fillimisht u raportua nga mediet vendase se vëllai i kreut të opozitës ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, në mënyrë që të shmangë procesin e vettingut. Erlind Basha, vëllai i Lulzim Bashës, punonte si nëpunës i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë deri pak javë më parë. Ndërkohë presidenti Bujar Nishani, edhe pse ishte në dijeni të dorëheqjes dhe shkaqeve, ka rënë dakord ta mbajë sekrete këtë çështje.

Zhvillimi i dytë ishte pikërisht apelimi i fundit i dy figurave të larta të BE-së për t’i dhënë fund bojkotit parlamentar. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht zv.presidente e BE-së, Federica Mogherini, si dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, dhanë një deklaratë të përbashkët mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Në të lexohet se europianët “ndiejnë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe për mosregjistrimin e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda Parlamentit sipas praktikave demokratike. Qytetarët kanë nevojë për udhëheqës të përgjegjshëm”.

Ata të dy thanë gjithashtu se “nxisin sërish të gjithë udhëheqësit politikë të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, në respekt të institucioneve, dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve demokratike sipas standardeve ndërkombëtare”.

Deklarata vijonte më tej me Reformën në Drejtësi. “Më specifikisht, reforma aq shumë e nevojshme e drejtësisë në Shqipëri është sulmuar sërish. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfundojnë formimin e institucioneve të vettingut. Duke sulmuar Reformën në Drejtësi, në vend që të sigurojnë implementimin e vettingut, nën mbikëqyrjen e rreptë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, nuk bëhet gjë tjetër veçse dëmtohet e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë”.

Mogherini dhe Hahn vazhduan më tej se “prisnin nga parlamentarët shqiptarë të tregonin përgjegjshmëri, kapacitetet për të vepruar brenda kornizave ligjore demokratike institucionale, dhe që të qëndrojnë përkrah popullit shqiptar, që vazhdon të kërkojë implementimin e vetttingut, si hapi i parë për reformimin e drejtësisë, duke qenë edhe një hap kyç në aspiratat e vendit për t’iu bashkuar BE-së”.

E ardhur nga dy prej përfaqësuesve më të lartë të Komisionit, kjo deklaratë duket tejet e fuqishme. Por kundërshtimi kokëfortë i PD-së për arritjen e kompromisit ka shkaktuar edhe reagime të hapura nga anëtarë të komunitetit ndërkombëtar.

Një burim nga KE-ja thotë se “nga jashtë, ky bojkot duket si një tentativë për të justifikuar bllokimin e Reformës në Drejtësi”.

Eduard Kukan, pjesë e delegacionit të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, kundërshton hapur çdo përpjekje për të bllokuar “reformën më të rëndësishme” në historinë e shtetit të brishtë demokratik shqiptar.

Eurodeputeti sllovak tha se “mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në implementimin e Reformës në Drejtësi”.

Një zëdhënës i grupit të Reformistëve dhe Konservatorëve europianë tha gjithashtu se “mbështet fuqishëm përpjekjet e qytetarëve shqiptarë në betejën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Mogherini e ka thënë edhe më herët se implementimi i vettingut dhe Reformës në Drejtësi përbëjnë pengesën kryesore që pengon Shqipërinë të nisë negociatat për anëtarësim në BE. Ndërsa për ata që nuk duan ta votojnë vettingun, ajo është shprehur se “nuk e duan integrimin e Shqipërisë në BE”. Në nëntor të vitit 2015, Komisioni Europian sqaroi se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e tjera për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e tashmë kërkohet vetëm përmbushja e reformës në sistemin e drejtësisë”.

 

ma.me

Next Post
Frika nga vetting-u/ Bën jehonë ndërkombëtare dorëheqja e vëllait të Bashës nga Gjykata e Lartë

Frika nga vetting-u/ Bën jehonë ndërkombëtare dorëheqja e vëllait të Bashës nga Gjykata e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

February 3, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

February 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

February 3, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

February 3, 2026
Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

February 3, 2026
Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In