• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EURALIUS: Ja pse duhet legalizuar prostitucioni

by Aalison Pearse Stevens
08/07/2016 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i Bashkimit Europian për përafrimin e legjislacionit shqiptar me BE-në, sqaroi propozimin për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.

Në një njoftim për mediat, EURALIUS kërkoi shfuqizimin e dy neneve në Kodin Penal, 113 dhe 115, për të mos dënuar prostitutat që kërkojnë me dashje ta ushtrojnë këtë profesion.
“Si hap i dytë duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe veçanërisht proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Marrë si shembull, shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa pasur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda.

Neni 113 dhe neni 115 duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thuhet në sqarimin e EURALIUS-it. Në vijim, ata argumentojnë se përse duhet të bëhen këto ndryshime në Kodin Penal.

“Strukturat e krimit të organizuar përdorin dënimin si kërcënim ndaj prostitutave për të mos u larguar. Një numër i madh i shteteve europiane nuk e ndëshkojnë prostitucionin si një krim, sepse ata dëshirojnë t’u mundësojnë prostitutave mbrojtje, si dhe mundësinë për ta lënë këtë profesion. Modelet europiane shkojnë përtej dekriminalizimit, p.sh., Gjermania qysh nga viti 2001.

Në vend të vënies nën ndjekje penale, modeli europian u ofron sigurime sociale dhe shëndetësore, u jep siguri ligjore dhe u mundëson atyre kualifikimin në një profesion tjetër. Ky sistem lufton edhe aktivitetet e tjera kriminale të lidhura me prostitucionin e paligjshëm”, thuhet në sqarimin e ekspertëve ligjorë të BE-së.

Sipas tyre, “Ministria e Drejtësisë po punon për një rishikim të plotë të Kodit Penal. Hapi i parë është të kontrollohet pjesa e përgjithshme e këtij kodi. Legjislacioni europian u jep zgjidhje çështjeve standarde (si p.sh., tentativa), të cilat mund të rregullohen në një mënyrë më të detajuar dhe mund të merren siç janë në legjislacionin shqiptar. Pasi të bëhet kjo, duhet të kontrollohet ndikimi në pjesën e posaçme të Kodit”.

Next Post

PD- Ramës: Trego burimin e parave që pagove për foton me Obamën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

Rreziku nga zjarret, hapen 100 km rrugë pyjore në Qarkun e Tiranës

July 26, 2026
Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

July 26, 2026
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In