• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EURALIUS hedh poshtë baltën e PD-së mbi Rainer Deville: Është në detyrë deri në dhjetor 2017!

by Java News
20/12/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo ditë e më shumë PD vijon të zhytet në një spirale mashtrimesh e përbaltje, sidomos të disa prej figurave qendrore të komunitetit ndërkombëtarë në Tiranë, duke dëshmuar qartësisht se ajo ka humbur funksionet si parti politike, dhe është kthyer thjeshtë një klan që po bën gjithëshka për të mbrojtur kastën e kriminale në sistemin e drejtësis në vend. Pas sulmeve pa fre ndaj ambasadorëve të SHBA, BE-së, OSBE-së, rradhën në listën e gjatë antiperëndim të PD-së e ka pasur kreu i misionit EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville. Pasi e baltosi me akuza banale, aq sa detyroi edhe vetë Brukselin të hidhte poshtë me neveri baltën e PD-së mbi Rainer Deville, zyrtarët e lartë të PD-së dhe mediat pranë saj dirigjuan sulmin rradhës ndaj tij duke shpallur se ai ka dhënë dorëheqje. Kjo ka detyruar EURALIUS-in të  përgënjeshtrojë Partinë Demokratike dhe mediat pranë saj, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet për ndërprerjen në mes të shefit të misionit Rainer Deville dhe komandimin e austriakes, Agnez Gergard, në vend të tij.

Rainer Deville, jo vetëm që do të qëndrojë në Shqipëri deri në fund të mandatit, pra deri në dhjetor të vitit 2017, por ditët e fundit ka intensifikuar takimet dhe konsultat në kuadër të asistencës teknike për hartimin e paketës së plotë të ligjeve, për zbatimin e reformës në drejtësi. Burime zyrtare nga misioni i EURALIUS thanë për Shqiptarja.com se, Rainer Deville vijon punën në përmbushje të misionit dhe në zbatim të projektit “EURALIUS IV”, duke i konsideruar sajime të gjithë lajmet e prodhuara nga linja anti-Veting për largimin e tij.

Madje, burimet zyrtare shtuan se, shefi i misioni EURALIUS, Rainer Deville, do të largohet nga Shqipëria vetëm gjatë Krishtlindjeve, për t’u kthyer sërish në Tiranë, kohë e cila do të përkojë me shqyrtimin dhe miratimin e rreth 40 projektligjeve nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve ose komisioni për reformën në drejtësi.

Gjatë ditëve të fundit, misioni EURALIUS, përpos asistencës në hartimin e projektligjeve të parashikuara në strategjinë për reformën në sistemin e drejtësisë, ka organizuar një sërë seminaresh dhe trajnimesh për forcimin e kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, ku prokurorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokurori të tjera janë trajnuar dhe njohur me praktikën e BE në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky është përgënjeshtrimi i katërt për Partinë Demokratike, e cila sulmoi shefin e misionit të EURALIUS, Rainer Deville, duke e akuzuar për përkthim të gabuar të ligjit të Vetingut, me qëllim për të ndikuar në opinionin e Komisionit të Venecias. Por, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënuan akuzat e opozitës shqiptare, duke i quajtur mashtrime të atyre që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi. Fillimisht ishte zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, ajo e cila përgënjeshtroi pretendimet e Partisë Demokratike për Vetingun, ndërsa shtoi se edhe pretendimet se, drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij, janë krejtësisht të pasakta.

Më pas erdhi një reagim i fortë nga zëdhënësja për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së dhe për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit, Maja Kocijançiç. “BE dënon përhapjen publike të akuzave të rreme që pretendonin se EURALIUS dhe Delegacioni i BE-së janë përfshirë në gabime që supozohen të qëllimshme në përkthimin anglisht të legjislacionit shqiptar”, tha ajo. Një reagim edhe më pezmatuese erdhi nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili tha se PD po e vonon Vetingut nga frika e Reformës në Drejtësi.

Me. Ar

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Kreu i qeverisë Rama takim me kryeparlamentarin Meta në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com