Kanë nisur hetimet nga EULEX-i, ndaj trupave inspektuese ne Kosovë. Gazeta “Zëri”, nga burimet e saj ka mësuar se pikërisht për lëshimet që kanë ndodhur në inspektimin e cilësisë së karburanteve të naftës, kanë filluar edhe hetimet.
Gjatë javës së kaluar misioni për sundim dhe Ligj, EULEX, ka thirr për dëshmitar edhe pronarët e kompanive importuese më të mëdha që veprojnë në Kosovë.
Nga EULEX nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këto hetime, , por nga Dogana e Kosovës, zyrtarisht e ka konfirmuar se ky mision ka kërkuar informatë mbi dokumentet të cilat lëshojnë trupat inspektuese.