• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Etyd nga Kongresi i PS!

by Agron Gjekmarkaj
09/04/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot Kryeqyteti u zgjua në festë! Partia Socialiste ka kongresin e saj të disatë ! Në Zog të Zi u shfaq Frida Krifca me akademinë e barinjve ku tufa të zgjedhura per qumesht , lesh delesh e dhishë vinin të parakalonin para udheheqjes. Kemboret e tyre na sollen ndermend jeten e thjeshtë e bukolike, marrdhenjet me kafshet dhe gezimin që sjell blegerima simfoni kjo kaq e dashur për Liderin. Një dash Lume i flet më shumë se Moxarti.

Gjithë naten Klosi , Majko, Braçe , Xhafa mbanin dëngje byku mbi supe per ti shtruar në sheshin Nënë Tereza për tu ulur si dikur motit , këmbekryq mes thjeshtesisë ! Partizanet ashtu uleshin , mbi to flinin por hodhen themelet e Shqiperisë së re. Majko më shumë nga të gjithë merrte nga dy dëngje bashkë që të justifikonte mandatin. Ai mbante të gjithë me gajret , edhe pak se mbaruam i thoshte Xhafes që gjithe kohes thithte zymtesi. Klosi një dy ndizte nga një cigare duke rënë në sy per dembeli.Atij qëkur u pa në kafe me Fahri qafirin nuk ja merr me kush seriozisht imepnjimin dhe shihet me dyshim si kantidat per armik. Elisa numeronte dengjet dhe kur u realizua plani lajmeroi Kryeministrin per sihariqin.

Lali i dha doren e fundit të gjitha grazhdeve në shesh. Tani delegatet do ulen me prapanicë në byk dhe do ndiejnë aromen e tokes por dhe do të marrin mesazhin e duhur. Olta qe me fat e kushin caktuar brenda e s’pat nevojë të piqej në diell. Kesaj here diplomatet u kursyen që të mos merrnin pjesë në korrje-shirje. Silluni mirë se aty do perfundoni te byku është lajmi. Nga Fieri mberriten autokombanjat, zetoret, traktoret, papaqet të cileve u printe Tao pa entuziazem. Aty pranë një veterani që kishte hapur tokat e reja ai zhgarraviste me nje fije bari si Krishti para Mari Magdalenes që priste gurin e parë.    Damua kishte marrë pergjeqsi për akçihanen ku të mos mungonte uji e buka me djathe.

Rininë e mblodhi Bora e cila ju vuri mbi gjoks stimujt moral ku binte në sy shkronja “S” domethene sulmues. Edona u tha ja shikoni mua dhe Boren , bëni si ne dhe fati do bjere mbi ju si petal.

Në kete kohe krize e qameti ky duket se do jetë kongresi i sigurimit të bukes në vend, i qumshtit , leshit e djathit. Bereqeti duket se do jetë tema e dites. Naftetarve  që po bëjnë dy norma në dite veshur me kominoshe u doli në pritë Ahmetaj.  Nuk dihet nëse Ditmiri fjalimin që po pritet me kaq ankth do ta mbajë hipur mbi zetor apo në sallë.Per sigurinë ka menduar Niko me gjeneralet e tij ! Vendi është rrethuar me tanke e blinda qe mos të pipetijë az miza. Pritet që lideri të mberrijë hipur mbi qerre të terhequr nga dy buaj të Myzeqese si shënje afersie me fshatarësinë , urtesi e së ciles e nxit per retorikë të lartë politike. Ky duket së është Kongresi i vazhdimësisë! Klotilda u shfaq e gezuar në një televizion per kumtet e kesaj feste të kombit. Shalsi mberriti të shkallet hipur mbi një makine korrese jonxheje e asulli. Pritet per pak mberritja e shokut Gramoz per të cilin thuhet që do te puthe në ballë Liderin dhe do i japë bekimin e brezave.

Ky është panairi personal i Edi Rames.Siç thotë një koleg gazetar panairi i një vëndi pa Qeveri dhe siç them unë me Opozitë që po vret veten duke gjuajtur mbi Ameriken.

Next Post
FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga kamerat në Kongresin e PS/ Dielli “sfidon” Veliajn e publikun, Ibrahimaj e Manastirliu “mesazhe të koduara”, Braçe befason me veshjen…!

FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga kamerat në Kongresin e PS/ Dielli “sfidon” Veliajn e publikun, Ibrahimaj e Manastirliu “mesazhe të koduara”, Braçe befason me veshjen...!

Comments 2

  1. Alfons Daragjati says:
    4 years ago

    Po ty, o Gjekamark, Ç’të kruhet bytha, me PS-në ?
    Nuk të del boll koteci me glasa e mutsihane i PD-së, ku brenda kesajë lëtyre je edhe TI ?
    Mos u mundo të kapësh mënd, mbasi nuk ti dëgjon njeri. Qysh në momentin që i hyre PULITIKËS (siç thotë Jozefina), je zhvleresuar komplet. Duhet të kishe degjuar keshillën e Marka Markut, por u tregova karierist individualist dhe kështu….kur të vijnë mëndttë, nuk i duan as qëntë.
    Gjekamark, je i pa besueshëm. Je i pa vlerë. Je zhelan (siç thotë Jozefina dhe ka të drejtë në rastin tënd), pra je një kokërr LLUMI, që mundohesh të shitesh si i moderuar. Je një hiç. Je pa karakter.

    Reply
  2. Alfons Daragjati says:
    4 years ago

    Po ty, o Gjekamark, Ç’të kruhet bytha, me PS-në ?
    Nuk të del boll koteci me glasa e mutsihane i PD-së, ku brenda kesajë lëtyre je edhe TI ?
    Mos u mundo të japësh mënd, mbasi nuk ti dëgjon njeri. Qysh në momentin që i hyre PULITIKËS (siç thotë Jozefina), je zhvleresuar komplet. Duhet të kishe degjuar keshillën e Marka Markut, por u tregova karierist individualist dhe kështu….kur të vijnë mëndttë, nuk i duan as qëntë.
    Gjekamark, je i pa besueshëm. Je i pa vlerë. Je zhelan (siç thotë Jozefina dhe ka të drejtë në rastin tënd), pra je një kokërr LLUMI, që mundohesh të shitesh si i moderuar. Je një hiç. Je pa karakter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

October 1, 2026
“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

October 1, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

GJKKO shtyn përsëri seancën ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak bojkoti i avokatëve!

October 1, 2026
Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

October 1, 2026
“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

October 1, 2026
I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

October 1, 2026
Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt

Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt

October 1, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Vrima e çelësit u bë kullosë makaronash

October 1, 2026
Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

October 1, 2026
Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com