• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Etrit Berisha: Pata shumë punë me Danimarkën, morëm 1 pikë të merituar

by
05/09/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Etrit Berisha: Pata shumë punë me Danimarkën, morëm 1 pikë të merituar

Pas barazimit në “Telia Parken”, Etrit Berisha ka dashur ta ndajë me tifozët shqiptarë suksesin e marrjes së një pike. “Një mbrëmje, mund të them, e lodhshme për ne, por njëkohësisht jemi të kënaqur me pikën që morëm këtu në Kopenhagen. Gjithashtu, nuk e lejuam Danimarkën të shkëputet në renditje, duke ruajtur pozicionet me pikë të barabarta dhe duke e lënë të hapur betejën për vendin e dytë në grup”, thotë Berisha.

Ndërkohë që ai ka qenë heroi i mbrëmjes së djeshme, duke bërë disa pritje shumë të bukura dhe duke rezultuar edhe si lojtari më i mirë në fushë i kombëtares tonë. “Kjo ndeshje për ne ishte mjaft e vështirë. Nuk është se bëmë më të mirën tonë, mirëpo, në fund të fundit, kemi marrë një pikë të merituar dhe shumë të vlefshme. Siç e ceka edhe më sipër, objektivi ynë ishte që Danimarka të mos na shkëputej me pikë. Tani na mbetet në ndeshjen tjetër, që të kërkojmë fitoren. Ndaj Portugalisë do të mobilizohemi sa më mirë, që të fitojmë, edhe pse do të jetë një mision shumë i vështirë. Pata shumë punë, sepse Danimarka ka lojtarë shtatlartë, luante me krosime, të cilat adresoheshin nga pozicione të ndryshme në zonën time të portës. Në goditjet nga këndi apo ato standarde ishin mjaft të rrezikshëm dhe u mundova që së bashku me gjithë ekipin ta mbaj portën të parkekur. Jam i gëzuar që e siguruam një barazim të bardhë këtu në Kopenhagen,” tha portieri i Shqipërisë.

Next Post

Ngjarja në Laç, flasin Rama dhe Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com