• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Etiketimi ndaj medias si ‘kazan’, Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

by Java News
20/04/2024 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bashkëbisedimin pyetje përgjigje të improvizuar në podcast me pedagogun e gazetarisë Mark Marku kryeministri Edi Rama nuk mund të mos përgjigjej për sjelljet e tij për të delegjitimuar median në punën e saj për të bërë transparecë.

Rama e pranon se është problem dhe foli për një betejë të brendshme me veten mes ‘atij që dikur ka qenë gazetar’ dhe tani prej vitesh në anën tjetër si kryeministër i Shqipërisë.

Mark Marku: Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas nga medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.

Kryeminsitri Edi Rama: E para njëherë unë e shoh në vazhdimësi, jo se ma bëre ti këtë pyetje, se e vërteta është që unë prej shumë kohësh jam tërhequr nga kjo. Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo mesa duket është një njollë që më ka ngelur. E kam menduar nga vjen dhe besoj që nuk gaboj kur mendoj që për mua ka qenë e pamundur ose nuk kam qenë i aftë që të ndaj njeriun që ka qenë në atë anë për shumë vite e që i ka bërë ato luftërat e veta si ka ditur, si ka mundur, por i ka bërë, me njeriun që duke qenë në këtë anë duhet të rrijë në këtë anë e të mos bëjë kompetentin dhe për anën tjetër, pavarësisht se mund të ketë të drejtë dhe kjo është si të thuash ai konflikti në objekt brenda meje që gjatë gjithë kohës unë e kam pasur të vështirë ta menaxhoj me sa kuptoj.

E dyta, që unë jam tip shumë i dhënë pas argumentit e dua patjetër të nxjerr veten fitues në një debat mirëpo nuk është e arsyeshme të angazhohesh me mediat në debat, sepse mund të angazhohesh sa të duash kur nuk je në këtë pozicion. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.

Mark Marku: Domethënë ka shpresë për zgjidhje përfundimtare.

Kryeminsitri Edi Rama: Po t’i vësh një studenti një punim që ndiqe pak e shihe sasinë e kundërvënieve, goditjeve në vite të këtij zotërisë që ka 10 vjet që nuk po na ndahet, do shohësh që të dhënat do jenë në përmirësim të vazhdueshëm në aspektin e asaj që ti je i interesuar, por problem. E di që është problem. Megjithatë një gjë është e sigurt që asnjëherë, në asnjë rast nuk shkon përtej atij momenti, pra nuk ndodh që një goditje, një reagim, ishte një periudhë në mandatin e shkuar ku unë i bëra kazan të gjithë, por përtej atij momenti nuk shoqërohej me asnjë ushtrim abuziv mos tejkalim të forcës duke përdorur pushtetin për t’i shkuar nga mbrapa asnjërit e tjetrit apo për të ngacmuar larg qoftë njërin e tjetrin. Kjo është pak por e sigurtë/m.j

Next Post
“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

"Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës në prezencën e familjes së tij, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In